Bombardimet e izraelitëve nga mbrëmë në Gaza vranë 32 palestinezë
Siç raporton agjencia palestineze e lajmeve WAFA, ushtria izraelite ka kryer sulme të rënda ajrore dhe tokësore në pjesët qendrore dhe jugore të Rripit të Gazës që nga mbrëmja.
Ushtria izraelite vrau të paktën 32 palestinezë, duke përfshirë gra dhe fëmijë, në sulmet që ka kryer që nga mbrëmja e kaluar në Rripin e Gazës së pushtuar.
Siç raporton agjencia palestineze e lajmeve WAFA, ushtria izraelite ka kryer sulme të ashpra ajrore dhe tokësore në pjesët qendrore dhe jugore të Rripit të Gazës që nga mbrëmja.
Dy palestinezë u vranë në një sulm ajror të kryer nga ushtria izraelite në një shtëpi në qytetin Az-Zuvayde në pjesën qendrore të Rripit të Gazës dhe tre palestinezë u vranë në një sulm në rajonin Al-Mawasi.
Gjashtë palestinezë u vranë në sulmet ajrore në pjesë të ndryshme të Khan Younis. Avionët izraelitë kanë kryer sulme ajrore edhe në qytetin Rafah.
Në një sulm ajror në shtëpinë e familjes Abu Sanjar në Rafah, pesë palestinezë u vranë dhe shumë u plagosën.
Gjithashtu, 16 persona u vranë nga sulmet e ushtrisë izraelite në pjesët qendrore të Gazës dhe dhjetëra palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë, u plagosën nga sulmet.
Shumë palestinezë thuhet se kanë mbetur nën rrënoja pas sulmeve izraelite.