Një person është vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një dyqan të artikujve për Halloween brenda një qendre tregtare në Kaliforni të ShBA-së, raportuan mediat amerikane të shtunën.
Policia ka reaguar ndaj të shtënave në dyqanin “Spirit Halloween” në qendrën tregtare “Solano Town Center” në Fairfield rreth orës 20:30 të së premtes, sipas ABC News.
Oficerët kanë gjetur shtatë persona me plagë nga armë zjarri, njëri prej të cilëve më vonë ka ndërruar jetë.
Gjashtë të plagosurit e tjerë janë transportuar në spitalet lokale, ndërsa të paktën tre prej tyre ndodhen në gjendje kritike.
Autoritetet nuk e kanë bërë të ditur identitetet e viktimave.
“Inkurajojmë këdo në komunitet që ka informacione të kontaktojë Departamentin e Policisë së Fairfieldit”, citoi ABC News të ketë thënë shefi i policisë, Dan Marshall.
Hetuesit po marrin në pyetje dëshmitarët dhe po punojnë për identifikimin e të dyshuarit, ndërsa vendi i ngjarjes mbetet nën hetim.





















