| Albanian
RAJONI
1 MINUTA LEXIMI
Rama pas takimit me ministrin Fidan: Takim mbresëlënës me një mik të çmuar
Kryediplomati turk zhvilloi dje një vizitë zyrtare në Tiranë në kuadër të një turi në rajon.
Rama pas takimit me ministrin Fidan: Takim mbresëlënës me një mik të çmuar
Rama pas takimit me ministrin Fidan: Takim mbresëlënës me një mik të çmuar. / Foto: Edi Rama (Facebook) / Facebook
30 Janar 2024

Kryeministri Edi Rama priti në takim dje ministrin e Punëve të Jashtme të Türkiyes, Hakan Fidan. Ndërkohë, krue i Qeverisë së Shqipërisë në rrjetet sociale publikoi një foto nga takimi i zhvilluar në ambientet e Kryeministrisë.

“Disa momente nga takimi si gjithnjë mbresëlënës me një mik të çmuar e tanimë të vjetër, një prej mendjeve më të mprehta që kam pasur privilegjin të njoh në arenën ndërkombëtare, ministri i jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan”, shprehet kreu i qeverisë shqiptare.

Kryediplomati turk zhvilloi dje një vizitë zyrtare në Tiranë në kuadër të një turi në rajon.

BURIMI:TRT Balkan