| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Presidenti serb përuron fabrikën për montimin e dronëve izraelitë
“Hapa një fabrikë për montimin e dronëve më modernë të prodhimit izraelit”, njoftoi Vuçiq, duke bërë të ditur se do të hapen të paktën edhe tri fabrika të tjera në bashkëpunim me partnerë izraelitë.
Presidenti serb përuron fabrikën për montimin e dronëve izraelitë
Presidenti serb përuron fabrikën për montimin e dronëve izraelitë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përuroi një fabrikë për montimin e dronëve të prodhimit izraelit, e cila do të prodhojë pajisje për Forcat e Armatosura të Serbisë dhe ushtritë e vendeve të tjera.

“Hapa një fabrikë për montimin e dronëve më modernë të prodhimit izraelit, e cila do të punësojë rreth 100 punëtorë dhe do të prodhojë pajisje të teknologjisë së fundit si për Forcat e Armatosura të Serbisë, ashtu edhe për ushtritë e disa vendeve të tjera”, njoftoi Vuçiq në një postim në rrjetet sociale.

Ai bëri të ditur se të paktën edhe tri fabrika të tjera do të hapen në Serbi në bashkëpunim me partnerë izraelitë.

“Planet tona janë të mëdha”, tha gjithashtu Vuçiq.

Vuçiq i tha më tej të përditshmes “Informer” se qëllimi i hapjes së fabrikës është ruajtja e paqes dhe stabilitetit, si dhe forcimi i kapaciteteve të vendit për të penguar çdo agresor të mundshëm, sipas transmetuesit RTS.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë