| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Prishtina nëntë ditë pa transport publik, protesta vazhdon
Komuna e Prishtinës i detyrohet “Trafikut Urban” 2,4 milionë euro borxh dhe 2 milionë operatorëve të sektorit privat.
Prishtina nëntë ditë pa transport publik, protesta vazhdon
Prishtina nëntë ditë pa transport publik, protesta vazhdon / AA
2 Dhjetor 2025

Punëtorët e transportit publik “Trafiku Urban” - Prishtinë dhe operatorët privat, edhe sot do ta bllokojnë rrugën nga Qeveria deri te objekti i Komunës së Prishtinës, në shenjë proteste për borxhin që kjo e fundit e ka ndaj tyre.

Ata kanë paralajmëruar se protesta do të vazhdojë derisa të alokohen mjetet nga Komuna e Prishtinës.

Të enjten më 27 nëntor është mbajtur një seancë e jashtëzakonshme në kuvendin komunal të Prishtinës, ku u votuan bartja e mjeteve vetanake në vlerë 28 milionë euro. Tashmë pritet që Ministria e Financave t’i zhvendosë paratë nga thesari tek komuna për të vazhduar pozicionimin e mjeteve për tek transporti publik dhe ai privat.

Komuna i detyrohet “Trafikut Urban” 2,4 milionë borxh dhe 2 milionë operatorëve të sektorit privat.

Kujtojmë se nga 24 nëntori, Trafiku Urban nuk ka funksionuar duke mos ofruar shërbime për qytetarët dhe duke protestuar para Komunës së Prishtinës.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë