Formula 1 anulon garat e prillit në Bahrein dhe Arabinë Saudite, shkak lufta ShBA-Izrael me Iranin

Pas shqyrtimit të alternativave, u vendos që në prill të mos zhvillohen gara zëvendësuese.

By
Formula 1 anulon garat e prillit në Bahrein dhe Arabinë Saudite, shkak lufta ShBA-Izrael me Iranin / Reuters

Formula 1 konfirmoi herët të dielën se garat Grand Prix të Bahreinit dhe Arabisë Saudite nuk do të zhvillohen në prill për shkak të tensioneve në rritje në Lindjen e Mesme, si pasojë e luftës ShBA-Izrael me Iranin.

Në një deklaratë thuhet se janë shqyrtuar disa alternativa, por në fund u vendos që të mos organizohen gara zëvendësuese gjatë muajit prill.

“Raundet e Formula 2, Formula 3 dhe F1 Academy gjithashtu nuk do të zhvillohen në datat e planifikuara. Vendimi është marrë në konsultim të plotë me FIA-n (Federatën Ndërkombëtare të Automobilizmit) dhe organizatorët përkatës”, thuhet në deklaratë.

Stefano Domenicali, president dhe drejtor ekzekutiv i Formula One Group, tha se vendimi ishte i vështirë, por i duhuri duke pasur parasysh situatën në Lindjen e Mesme.

“Bahreini dhe Arabia Saudite janë jashtëzakonisht të rëndësishme për kalendarin e sezonit tonë të garave dhe mezi pres të rikthehemi në të dy vendet sapo rrethanat ta lejojnë”, tha Presidenti i FIA-s, Mohammed Ben Sulayem.