Ushtria e Kosovës stërvitet për automjetet luftarake turke "Vuran"
Ky trajnim është bërë në kuadër të bashkëpunimit me ushtrinë turke.
Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë kryer trajnim për përdorimin e automjeteve luftarake turke "Vuran". Siç bëhet e ditur nga FSK-ja, ky trajnim është bërë në kuadër të bashkëpunimit me ushtrinë turke.
"Me qëllim të ngritjes së kapaciteteve luftarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, nga instruktorët e ushtrisë turke është realizuar trajnimi në përdorimin e sigurt dhe efikas të automjeteve luftarake Vuran", thuhet në njoftim.
Tutje, FSK-ja bën të ditur se bazuar në planin e zhvillimit është duke ngritur kapacitetet e saj, me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, duke krijuar kështu ndërveprueshmërinë dhe ngritur me standardet më të larta të ushtrive të NATO-s.