Policia greke ndaloi 27 studentë që protestuan në mbështetje të Palestinës

Para godinës së Universitetit të Athinës u ngritën tenda, ndërsa protesta, e cila filloi me një koncert duke kënduar këngë miqësie dhe paqeje, pritej të vazhdonte gjatë gjithë natës.

By Mensur Krasniqi
Policia greke ndaloi 27 studentë që protestuan në mbështetje të Palestinës. / Foto: Reuters / Reuters

Janë ndaluar 27 studentë që protestuan në mbështetje të Palestinës në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Athinës.

Sipas lajmeve të televizionit grek ERT, policia ka ndërhyrë gjatë protestës, e cila ka ardhur në Fakultetin e Drejtësisë i shoqëruar nga prokurori.

Pas konfliktit, policia ka ndaluar 27 studentë.

Gjatë një proteste të mbajtur mbrëmjen e djeshme para Universitetit të Athinës me ftesë të sindikatës studentore, studentët kërkuan që Izraeli të ndalonte sulmet ndaj Palestinës dhe bënë thirrje për paqe.

Para godinës së Universitetit të Athinës u ngritën tenda, ndërsa protesta, e cila filloi me një koncert duke kënduar këngë miqësie dhe paqeje, pritej të vazhdonte gjatë gjithë natës.