| albanian
BOTA
2 MINUTA LEXIMI
Mbi 39 mijë palestinezë të vrarë në Gaza në sulmet izraelite që nga tetori
Ushtria izraelite ka kryer 3 "masakra" në rajone të ndryshme të Gazës në 24 orët e fundit dhe në këto sulme kanë humbur jetën 23 palestinezë të tjerë dhe janë plagosur 91 persona.
Mbi 39 mijë palestinezë të vrarë në Gaza në sulmet izraelite që nga tetori
Mbi 39 mijë palestinezë të vrarë në Gaza në sulmet izraelite që nga tetori / Foto: AA
22 Korrik 2024

Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se numri i palestinezëve të vrarë në Rripin e Gazës ku për 290 ditë vazhdojnë sulmet izraelite është rritur në mbi 39 mijë.

Në njoftim thuhet se ushtria izraelite ka kryer 3 "masakra" në rajone të ndryshme të Gazës në 24 orët e fundit dhe se në këto sulme kanë humbur jetën 23 palestinezë të tjerë dhe janë plagosur 91 persona.

Me këtë numri i palestinezëve të vrarë që nga 7 tetori i vitit 2023 është rritur në 39.006, ndërsa i të plagosurve në 89.818.

Gjithashtu, në deklaratë thuhet se nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve ndërsa ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak të pengesave nga forcat izraelite.

Duke shpërfillur një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon armëpushim të menjëhershëm, Izraeli ka vazhduar ofensivën e tij brutale në Rripin e Gazës që nga një sulm i 7 tetorit nga grupi i rezistencës palestineze, Hamas.

Mbi nëntë muaj pas fillimit të sulmeve izraelite, pjesë të gjera të Gazës qëndrojnë në gërmadha, krahas një bllokade paralizuese të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND), e cila në vendimin e saj të fundit urdhëroi Tel Avivin të ndalonte menjëherë operacionin e tij ushtarak në qytetin jugor Rafah, ku më shumë se 1 milion palestinezë kishin kërkuar strehim nga lufta përpara se të pushtohej më 6 maj.

BURIMI:AA
Eksploro
Ukraina pezullon ministrin e Drejtësisë për shkak të hetimeve për korrupsion
Policia ndërhyn në protestat kundër fjalimit të ish-ministrit izraelit të Mbrojtjes në ShBA
BE-ja thotë se 6 shtete anëtare mund të kërkojnë përjashtim nga pakti për migracionin
Trump planifikon të dërgojë Patrullën Kufitare në dy qytete, sipas New York Times
Ministrat e Jashtëm të G7-ës do të mblidhen në Kanada për të diskutuar mbi çështjet globale
Rusia vendos sanksione ndaj 30 shtetasve japonezë
Sulmi i fuqishëm vetëvrasës jashtë gjykatës në kryeqytetin e Pakistanit lë 12 të vdekur
Shefi i ushtrisë franceze paralajmëron "përplasje" të mundshme me Rusinë para vitit 2030
Shefi i ushtrisë franceze paralajmëron "përplasje" të mundshme me Rusinë para vitit 2030
Türkiye bën thirrje për përmbajtje gjatë zgjedhjeve parlamentare në Irak
Gjermania planifikon "Kupolën Kibernetike" për t'iu përgjigjur kërcënimeve digjitale
Irani: Nuk kërkojmë armë bërthamore, jemi të gatshëm për një marrëveshje paqësore me ShBA-në
Shpërthimi jashtë gjykatës në Islamabad shkakton 12 të vdekur dhe 21 të plagosur
Sirianët përpiqen të rindërtojnë shtëpitë me rrënojat e ndërtesave të shkatërruara gjatë luftës
Filipine, 18 të vdekur dhe dy të zhdukur nga tajfuni "Fung-Wong"
Më shumë se 20 vende dënojnë mizoritë në konfliktin e Sudanit
Senati i ShBA-së miraton projektligjin për t'i dhënë fund mbylljes së qeverisë
Trump: ShBA-ja do të bëjë gjithçka që mundet për ta bërë Sirinë të suksesshme
Ministri i Jashtëm turk merr pjesë në takimin Trump-Sharaa në Shtëpinë e Bardhë
E djathta ekstreme belge krijon partinë e re “Trump”