BOTA
3 MINUTA LEXIMI
Kryeministri britanik me thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza
"Nuk mund të vazhdojë (kjo). Ne kemi nevojë për armëpushim të menjëhershëm, pengjet jashtë, ndihma brenda dhe një shkallë e madhe e ndihmës humanitare. Ajo është politika e qeverisë", tha kryeministri britanik.
Kryeministri britanik me thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza
Kryeministri britanik me thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza          / Foto: AA
22 Korrik 2024

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, gjatë një adresimi në parlamentin britanik ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, si dhe ka theksuar nevojën urgjente për ndihmën humanitare dhe kthimin e pengjeve.

“Kam folur me liderët e Izraelit dhe Autoritetit Palestinez. Unë kam qenë i qartë se mbështes plotësisht të drejtën e Izraelit për siguri dhe nevojën e dëshpëruar për të parë kthimin e pengjeve. Dhe gjithashtu kam qenë i qartë se situata në Gaza është e patolerueshme dhe se bota nuk do të shikojë nga larg si civilët e pafajshëm, përfshirë gratë dhe fëmijët, vazhdojnë të përballen me vdekjen, sëmundjet dhe zhvendosjet”, tha Starmer.

Starmer theksoi se politika e Mbretërisë së Bashkuar synon një armëpushim si zgjidhje e vetme për krizën.

"Nuk mund të vazhdojë (kjo). Ne kemi nevojë për një armëpushim të menjëhershëm, pengjet jashtë, ndihma brenda dhe një shkallë e madhe e ndihmës humanitare. Ajo është politika e qeverisë", tha kryeministri britanik.

Lidhur me rifillimin e financimit britanik për agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA), Starmer tha se hapat diplomatike janë një ndër veprimet e para të qeverisë së zgjedhur laburiste.

Duke iu referuar opinionit të fundit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Starmer pohoi qëndrimin e qeverisë së tij kundër zgjerimit të vendbanimeve ilegale dhe bëri thirrje për angazhim të ripërtërirë për një zgjidhje me dy shtete.

"Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të riangazhohen për stabilitet, paqe dhe normalizim të zgjidhjes me dy shtete, për një shtet palestinez të njohur dhe për të drejtën e popullit palestinez së bashku me një Izrael të sigurt", theksoi ai.

Javën e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë tha se Izraeli duhet të ndalojë aktivitetet e vendbanimeve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor, si dhe t'i japë fund sa më parë pushtimit "ilegal" të atyre zonave dhe Rripit të Gazës.

BURIMI:TRT Balkan / agjencitë
Eksploro
Dhjetëra të plagosur pas përplasjes së dy trenave në Sllovaki
Kina dërgon një grup të ri satelitësh interneti në orbitën e ulët të Tokës
Lavrov gati për bisedime ballë për ballë me Rubion për Ukrainën
Tajfuni Kalmaegi arrin në Vietnam
Presidenti Sharaa takon përfaqësues të organizatave siriane në Washington
Kolonët e paligjshëm izraelitë i vunë flakën një shtëpie palestineze në Bregun Perëndimor
Mbi 3.200 familje sudaneze ikin nga El-Fasheri mes sulmeve të RSF-së
Shefja e zgjerimit: BE-ja duhet të ruhet nga kandidatët "Kuaj të Trojës"
Gaza merr mbetjet e 15 palestinezëve të tjerë nga Izraeli sipas marrëveshjes së armëpushimit
Ushtria izraelite vazhdon shkeljet ndaj sovranitetit të Sirisë, bastis fshatin në provincën Kuneitra
Türkiye dënon Izraelin për bllokimin e ndihmave në Gaza, e quan situatën “të papranueshme”
Yilmaz i Türkiyes dhe Guterres i OKB-së diskutojnë çështjet rajonale dhe globale në margjinat e COP3
612 policë në terren në Shqipëri për zgjedhjet në 5 bashki
Presidenti Erdoğan do ta vizitojë Azerbajxhanin për festimet e Ditës së Fitores
Rusia riafirmon mbështetjen për Venezuelën mes tensioneve me ShBA-në
BE-ja u jep fund vizave me hyrje të përsëritura për shtetasit rusë
Siria përshëndet heqjen e sanksioneve të OKB-së ndaj udhëheqësve të vendit
Tubim në Birmingham, kërkohet ndalimi i Izraelit nga futbolli përpara ndeshjes Aston Villa-Maccabi
Presidenti sirian takon liderët francez, britanik dhe holandez në kuadër të Samitit COP30
ShBA, anulohen qindra fluturime për shkak të mbylljes së qeverisë