| Albanian
BOTA
2 MINUTA LEXIMI
Zelensky: Katër marrëveshje të reja sigurie për Ukrainën
Ukraina ka nënshkruar tashmë marrëveshje dypalëshe sigurie me 24 vende, duke përfshirë ShBA-në, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Francën dhe Japoninë, si dhe BE-në.
Zelensky: Katër marrëveshje të reja sigurie për Ukrainën
Zelensky: Katër marrëveshje të reja sigurie për Ukrainën / Foto: AA / AA

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ekipi i tij po përgatit katër marrëveshje të reja sigurie për Ukrainën, në mënyrë që të forcojë mbrojtjen e vendit që është në luftë me Rusinë.

"Një përmbledhje e shkurtër e ditës. Ekipi ynë po përgatit katër marrëveshje të reja sigurie për Ukrainën. Ne do të fillojmë negociatat shumë shpejt dhe do të përgatisim dokumentet për nënshkrim shumë shpejt," tha Zelensky në një fjalim të hënën vonë.

Zelensky tha se marrëveshja e sigurisë që po përgatitet nga ekipi i tij do të mbulojë disa çështje si mbështetja e mbrojtjes, financat dhe bashkëpunimi humanitar.

“Kështu do të kemi gati tridhjetë kontrata të tilla me partnerët tanë. Qëllimi ynë ishte të përfshinim vende të ndryshme, jo vetëm anëtarë të NATO-s”, tha Zelensky, duke theksuar se të gjitha vendet në fjalë janë njëlloj të gatshme të ndihmojnë Ukrainën për të “mbrojtur vlerat e përbashkëta”.

“Pavarësisht se çfarë ndodh në botë, ne kemi nevojë për mjetet tona për të mbështetur popullin tonë dhe vendin tonë, marrëveshjet tona të sigurisë që do të funksionojnë në çdo kusht. Kjo është pikërisht ajo që ne po bëjmë”, shtoi ai.

Ukraina ka nënshkruar tashmë marrëveshje dypalëshe sigurie me 24 vende, duke përfshirë ShBA-në, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Francën dhe Japoninë, si dhe BE-në.

BURIMI:AA
Eksploro
Të shtënat izraelite plagosin fotoreporterin e Anadolu-t në Bregun Perëndimor të pushtuar
Trump thotë se Rusia do të furnizojë me naftë dizel tregjet amerikane dhe ato globale
Zyrtari rus: Putini i tha Trumpit se Kievi pengoi negociatat me sulmet në Rusi
Ministri i Jashtëm turk takohet me kreun e byrosë politike të Hamasit në Ankara
Shefi i OKB-së dënon sanksionet e SHBA-së kundër GjNP-së
GjNP-ja kundërshton sanksionet amerikane, thotë se do ta vazhdojë punën
ShBA-ja vendos sanksione ndaj GjNP-së, kërcënon se do t'i "japë fund" Gjykatës
Gjashtë vende evropiane, Kanadaja dhe Japonia kundërshtojnë sanksionet amerikane ndaj GJNP-së
Moti i keq shkatërron një shkollë në Itali, disa persona pësojnë lëndime
Artileria dhe sulmet ajrore izraelite shënjestrojnë Libanin jugor pavarësisht marrëveshjes kornizë
OKB-ja i bën thirrje Izraelit t'i japë fund ngacmimeve, frikësimit dhe ndalimit të civilëve në Siri
Irani godet një anije me gaz të lëngshëm nafte në Ngushticën e Hormuzit
Çmimin Nobel për Paqen e mori gjykatësja nga Afrika që e konstatoi gjenocidin e Izraelit në Gaza
Mbi 100 punonjës të arsimit janë lënduar gjatë protestave të nxënësve në Francë
BE-ja mund të përballet me mungesë të mundshme të gazit ndërsa afrohet dimri
Etiopia letër OKB-së: Nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të mbrohemi nga Eritrea
Sulmet e natës në Rusi dhe Ukrainë lënë 4 të vrarë dhe 21 të plagosur
Guvernatori i Pensilvanisë: Shpresoj që Netanyahu të humbasë zgjedhjet e ardhshme në Izrael
ShBA-ja vendos sanksione ndaj 17 anijeve të lidhura me "flotën në hije" të Iranit
Forcat qeveritare të Jemenit: 1.370 luftëtarë Huthi të "neutralizuar" në 1.729 sulme