| Albanian
BOTA
2 MINUTA LEXIMI
Gaza, vriten 51 palestinezë në sulmet izraelite
Drejtoria e Mbrojtjes Civile në Gaza deklaroi se që nga mëngjesi i djeshëm, Izraeli ka vënë në shënjestër shtëpi, dy automjete dhe vende grumbullimi të qytetarëve në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës.
Gaza, vriten 51 palestinezë në sulmet izraelite
Gaza, vriten 51 palestinezë në sulmet izraelite / Photo: AA / AA
25 Shtator 2024

Në sulmet e kryera izraelite nga mëngjesi i së martës në Gaza janë vrarë 51 palestinezë.

Mes të vrarëve ka një numër të madh fëmijësh, por ka edhe të plagosur.

Drejtoria e Mbrojtjes Civile në Gaza deklaroi se që nga mëngjesi i djeshëm, Izraeli ka shënjestruar shtëpi, dy automjete dhe vende të grumbullimit të qytetarëve në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës.

Sulmet vranë 51 palestinezë, përfshirë fëmijë, dhe u plagosën shumë të tjerë.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza deklaroi se 41.467 palestinezë, duke përfshirë të paktën 16.795 fëmijë dhe 11.378 gra, u vranë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori dhe 95.921 palestinezë u plagosën.

BURIMI:TRT Balkan / agjencitë