| Albanian
RAJONI
2 MINUTA LEXIMI
Zjarret në Greqi, kërkohet evakuim i fshatrave në gadishullin e Peloponezit
Dy zjarrfikës kanë mbetur të plagosur gjatë betejës për të shuar zjarrin, ku aktualisht është përhapur në shumë fronte dhe është afruar në zona të banuara.
Zjarret në Greqi, kërkohet evakuim i fshatrave në gadishullin e Peloponezit
Zjarret në Greqi, kërkohet evakuim i fshatrave në gadishullin e Peloponezit / Photo: AA / AA
1 Tetor 2024

Shteti grek vazhdon të përballet me situatën kritike të zjarreve në zonën pyjore të gadishullit të Peloponezit, nga ku qeveria ka bërë thirrje për evakuimin e fshatrave Sofiana dhe Rethi në rajon.

Televizionit shtetëror grek, ERT, ka raportuar se banorët e fshatrave Sofiana dhe Rethi kanë marrë një mesazh në celularët e tyre mëngjesin e sotëm nga shërbimet e Mbrojtjes Civile, ku u kërkohet ta evakuojnë zonën.

Dy zjarrfikës kanë mbetur të plagosur gjatë betejës për të shuar zjarrin, i cili ka vijuar në shumë fronte dhe është afruar në zona të banuara.

Ditën e djeshme u zbulua se nga zjarri kanë humbur jetën dy banorë të zonës, të moshës 35 dhe 40 vjeç, të cilët kanë marrë pjesë vullnetarisht në punimet për shuarjen e zjarrit.

Përpjekjet për shuarjen e zjarrit pyjor, i cili nisi të dielën pranë Ksilokastros në gadishullin e Peloponezit, vijojnë në ditën e tretë, si nga ajri ashtu edhe nga toka.

Ndërkaq, përpjekjet për shuarjen e zjarrit, të mbështetura nga ekipet e zjarrfikësve, banorëve vendas dhe vullnetarëve, po vazhdojnë me vështirësi për shkak të erës së fortë që mbizotëron në rajon.

BURIMI:AA