| Albanian
BOTA
1 MINUTA LEXIMI
Izraeli: Irani po lëshon raketa kah Izraeli, aktivizohen sirenat e alarmit
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve izraelitë “të marrin parasysh paralajmërimet dhe të qëndrojnë në vende të sigurta”.
Izraeli: Irani po lëshon raketa kah Izraeli, aktivizohen sirenat e alarmit
Izraeli: Irani po lëshon raketa kah Izraeli, aktivizohen sirenat e alarmit           / Foto: AA / AA
1 Tetor 2024

Ushtria izraelite njoftoi se janë lëshuar raketa nga Irani drejt Izraelit dhe se sirenat janë aktivizuar në gjithë vendin, veçanërisht në Tel Aviv.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve izraelitë “të marrin parasysh paralajmërimet dhe të qëndrojnë në vende të sigurta”.

Më herët, ushtria e Izraelit paralajmëroi se çdo gjuajtje raketore nga Irani drejt Izraelit “do të ketë pasoja”.

BURIMI:TRT Balkan / agjencitë