| Albanian
RAJONI
2 MINUTA LEXIMI
Për 4 vjet u mbyllën 6 mijë biznese në Kosovë
Në një konferencë për media, kryetari i AKB-së Agim Shahini tha se një gjë e tillë është shqetësuese për AKB-në.
Për 4 vjet u mbyllën 6 mijë biznese në Kosovë
Për 4 vjet u mbyllën 6 mijë biznese në Kosovë. / Foto: AA / AA

Në Kosovë janë mbyllur mbi 6 mijë biznese, ka bërë të ditur hulumtimi "Trendi i Ndërmarrësisë dhe Punësimit për periudhën 1 janar 2020 - 1 janar 2024" nga Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB).

Në një konferencë për media, kryetari i AKB-së, Agim Shahini tha se një gjë e tillë është shqetësuese për AKB-në.

"Në Kosovë janë mbyllur zyrtarisht 6.783 biznese, kurse sipas të dhënave që AKB-ja i ka marrë nga zyrat regjionale në tërë Republikën e Kosovës, mesatarisht, për çdo vit mbyllen, çregjistrohen, pasivizohen, falimentojnë ose janë joaktive rreth 4.500 biznese në nivel vjetor", theksoi Shahini.

Sipas tij, bazuar në të dhënat regjionale, rreth 18 mijë kompani të ndryshme janë pasivizuar apo kanë falimentuar, të cilat mesatarisht kanë pasur rreth 20 mijë të punësuar.

Sa i përket trendit të hapjes së kompanive të reja, Shahini tha se po ashtu ka qenë në rritje.

"Trendi i hapjes së kompanive të reja ka qenë një trend shumë i madh ku brenda katër vitesh janë hapur rreth 42.957 biznese që supozohen se kanë punësuar rreth 55.440 punëtorë, ose çdo katër kompani kanë punësuar pesë punëtorë", shtoi ai.

Në Kosovë, konsiderohet se mbi 60 për qind e qytetarëve në moshë pune janë ekonomikisht joaktivë, të cilët nuk janë as të punësuar, as të regjistruar si të papunë dhe as nuk kërkojnë punë.

BURIMI:TRT Balkan / agjencitë
Eksploro
Peleshi takon homologun kroat: Nisma Shqipëri–Kroaci–Kosovë e forcon sigurinë rajonale
Konakoviq-Mucunski në Sarajevë: Zgjerimi mbetet interes strategjik për Ballkanin Perëndimor e BE-në
Kallas pas zgjedhjeve në Kosovë: Liderët politikë të angazhohen për formim të shpejtë të qeverisë
Begaj uron Kurtin: Shqipëria do të vijojë të mbështesë Kosovën në çdo hap të rrugëtimit euroatlantik
Shqipëri, prezantohet projekti i Bashkimit Evropian për sigurinë ushqimore
Kosovë, publikohet 100 për qind rezultati preliminar i zgjedhjeve të 7 qershorit
Kurti në festën e fitores: Kjo është dekada e qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje
Numërohen mbi 81 për qind e kutive të votimit në Kosovë, kryeson LVV-ja me 43,09 për qind
Mbyllen kutitë e votimit për zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë
Zgjedhjet në Kosovë: Deri në orën 15:00 votuan mbi 22 për qind e qytetarëve me të drejtë vote
Zgjedhjet në Kosovë, deri në orën 11:00 dolën 8,29 për qind e votuesve
Kosovë, hapen vendvotimet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Tiranë, vazhdon protesta nën moton "Shqipëria nuk është në shitje"
Liqeni i Shkodrës bëhet pjesë e UNESCO-s
Kosova nesër voton për zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Tiranë, vazhdon protesta me moton "Shqipëria nuk është në shitje"
Kosovë, studentë dhe qytetarë protestojnë për të drejtën e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut
Haxhiu nga Tivati: Kosova kërkon proces të drejtë dhe të barabartë integrues
Vuçiq në Tivat: Për mua nuk është e rëndësishme kush do të hyjë i pari në BE, por cilësia e jetës
Kryeministri kroat: Mali i Zi ka përparuar në BE, por çështjet dypalëshe mbeten të hapura