| Albanian
BOTA
2 MINUTA LEXIMI
Biden: Izraeli "të mos godasë fusha të naftës" të Iranit
Presidenti amerikan thotë se, nëse do të ishte në vendin e Izraelit, do të merrte në konsideratë alternativa sesa goditja e fushave të naftës iraniane.
Biden: Izraeli "të mos godasë fusha të naftës" të Iranit
Biden: Izraeli duhet të shikojë "alternativa të tjera përveç goditjes së fushave të naftës" të Iranit           / Foto: AA / AA

Izraeli nuk ka arritur ende në përfundimin se si t'i përgjigjet sulmit të fundit me raketa balistike të Iranit, tha të premten presidenti amerikan Joe Biden.

"Izraelitët nuk kanë arritur në përfundimin se çfarë do të bëjnë në lidhje me sulmin. Kjo është në diskutim", tha Biden.

“Nëse do të isha në vendin e tyre, do të mendoja për alternativa të tjera, përveç goditjes së fushave të naftës”, u tha Biden gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Shtetet e Bashkuara janë në "kontakt të vazhdueshëm" me Izraelin, shtoi ai.

"Ata nuk do të marrin një vendim menjëherë, dhe kështu ne do të presim për të parë se çfarë ata, kur ata, duan të flasin", tha presidenti amerikan.

Në fillim të kësaj jave, Irani lëshoi ​​raketa në Izrael në hakmarrje për vrasjen e liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh dhe liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah.

Izraeli vazhdon sulmet ajrore dhe tokësore në Liban, ndërsa kryen edhe sulme në Gaza.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar se Irani do të "paguajë" për sulmet.

BURIMI:TRT Balkan / agjencitë
Eksploro
Llavrov: Moska nuk do të pranojë armëpushim në Ukrainë për hir të bisedimeve të paqes
Ministri izraelit: Nuk largohemi nga territori i pushtuar në Liban "edhe nëse ShBA-ja e kërkon"
Kryediplomati i Sirisë dhe ai i Holandës takohen në Damask
Pas 98 seancave dëgjimore, përfundon procesi i dëshmive në rastin për korrupsion ndaj Netanyahut
Marrëveshja në mosmarrëveshje: Ku nuk bien dakord ShBA-ja dhe Irani
Gjermani, mbi 4 mijë incidente antimyslimane të dokumentuara në vitin 2025
Avionët ushtarakë amerikanë do të largohen nga Aeroporti i Sofjes në fund të muajit
Rusia: Bisedime të reja me ShBA-në mbi mosmarrëveshjet dypalëshe
Qalibaf: Përfundimi i luftës në Liban, po aq i rëndësishëm sa përfundimi i luftës me Iranin
IMO-ja mirëpret marrëveshjen Iran-ShBA, njofton planin e evakuimit për 11 mijë detarë të bllokuar
OKB-ja paralajmëron për kushte të tmerrshme në zonat e zhvendosjes në Gaza
Gjiganti kinez Alibaba padit Pentagonin për përfshirjen në listën e zezë
Sondazhi i ri zbulon rënie të besimit ndaj ShBA-së nën Trumpin midis aleatëve kryesorë
Media italiane: Meloni mund të shqyrtojë zgjedhje të parakohshme në prill 2027
Rubio njofton sanksione ndaj firmës GAESA të kontrolluar nga ushtria e Kubës
Trump: Irani "e ka gabim" që mohon se ka rënë dakord për inspektime bërthamore
Libani dhe ShBA-ja diskutojnë formimin e një celule trepalëshe me Iranin për armëpushimin
Irani dhe Pakistani theksojnë bashkëpunimin dypalësh dhe forcimin e sigurisë rajonale
I dërguari i Iranit në OKB: "Progres i mirë" në bisedimet me SHBA-në
Belgjika shpall alarm portokalli në gjithë vendin për shkak të valës së të nxehtit