| Albanian
BOTA
2 MINUTA LEXIMI
66-vjeçari palestinez vdes nga dhuna e ushtruar nga ushtarët izraelitë
Palestinezi i moshuar Abu Helili ndërroi jetë si pasojë e goditjeve që mori nga kolonët izraelitë gjatë bastisjeve në Bregun Perëndimor.
66-vjeçari palestinez vdes nga dhuna e ushtruar nga ushtarët izraelitë
66-vjeçari palestinez vdes nga dhuna e ushtruar nga ushtarët izraelitë / Photo: AA / AA

Një i moshuar palestinez u rrah për vdekje herët në mëngjes nga forcat izraelite pasi ata sulmuan shtëpinë e tij në qytetin Dura në Hebron, në Bregun jugor Perëndimor.

Ushtria izraelite bastisi qytezën Dura në qytetin e Khalilit, që ndodhet në jug të Bregut Perëndimor të pushtuar, sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA.

66-vjeçari palestinez, Abu Helili, ndërroi jetë si pasojë e goditjeve që mori gjatë bastisjes së shtëpisë së tij. Lajmi për vdekjen e Abu Helilit, personit të njohur në Khalil, shkaktoi zemërim te banorët e rajonit.

Që nga 7 tetori 2023, kur Izraeli filloi sulmet në Rripin e Gazës, ka pasur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsit Lindor.

Të paktën 742 palestinezë janë vrarë në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe izraelitëve që kanë uzurpuar tokat palestineze në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori 2023.

BURIMI:AA