| Albanian
BOTA
1 MINUTA LEXIMI
Siria pretendon se Izraeli ka kryer sulme ndaj qytetit Homs
Regjimi i Bashar al-Assadit pretendon se Izraeli ka sulmuar qytetin Homs, në pjesën qendrore të Sirisë.
Siria pretendon se Izraeli ka kryer sulme ndaj qytetit Homs
Siria pretendon se Izraeli ka kryer sulme ndaj qytetit Homs / Photo: AA / AA

Regjimi i Bashar al-Assadit thotë se Izraeli ka kryer sulm ndaj qytetit Homs, në pjesën qendrore të Sirisë.

Agjencia e lajmeve të regjimit SANA ka raportuar se në pjesën qendrore të Sirisë janë dëgjuar shpërthime.

Në lajm njoftohet se sistemet e mbrojtjes ajrore siriane u janë kundërvënë raketave izraelite.

Gjithashtu, edhe në llogaritë e medias sociale të afërta me regjimin e Sirisë u theksua se shpërthimet janë dëgjuar në qytetin Homs të Sirisë.

Megjithatë, Izraeli akoma nuk ka dhënë ndonjë deklaratë lidhur me çështjen.

Që nga fillimi i luftës në Siri në vitin 2011, Izraeli kryen herë pas here sulme ndaj grupeve të mbështetura nga Irani dhe pikave ushtarake që i përkasin ushtrisë siriane.

BURIMI:AA