Palestina fiton njohje ndërkombëtare në mes të luftës izraelite në Gaza

Që kur Izraeli filloi ofensivën e tij të fundit më 7 tetor të vitit të kaluar, numri i të vdekurve në Gaza ka arritur në 41.825 palestinezë, duke përfshirë afro 17.000 fëmijë dhe 11.378 gra. Rreth 97.000 të tjerë janë plagosur.

By Mensur Krasniqi
Palestina fiton njohje ndërkombëtare në mes të luftës izraelite në Gaza. / Foto: AA Archive / AA Archive

Ndërsa gjenocidi i Izraelit kundër palestinezëve në Rripin e Gazës vazhdon, një numër në rritje vendesh e kanë njohur zyrtarisht shtetin e Palestinës, duke forcuar pozitën e tij ndërkombëtare.

Që kur Izraeli filloi ofensivën e tij të fundit më 7 tetor të vitit të kaluar, numri i të vdekurve në Gaza ka arritur në 41.825 palestinezë, duke përfshirë afro 17.000 fëmijë dhe 11.378 gra. Rreth 97.000 të tjerë janë plagosur.

Ndërsa dhuna përshkallëzohet, disa vende e kanë njohur Palestinën si një shtet të pavarur.

Lëvizja shihet si një gjest simbolik i rëndësishëm, duke i sinjalizuar Izraelit se veprimet e tij nuk mund të vazhdojnë pa u kontrolluar. Edhe pse vetëm njohja ndërkombëtare nuk mund të ndryshojë menjëherë realitetin në terren, ajo përfaqëson një ndryshim që mund të ndikojë në negociatat e ardhshme dhe në procesin më të gjerë të paqes.

Numri i vendeve që njohin Palestinën tani është 146 pas vendimeve të Spanjës, Norvegjisë, Irlandës, Sllovenisë, Armenisë, Bahamas, Trinidadit dhe Tobagos, Xhamajkas dhe Barbadosit.