| Albanian
RAJONI
2 MINUTA LEXIMI
Erdoğan viziton Shqipërinë, pritet të inagurojë Xhaminë e Namazgjasë
Presidenti turk do të vizitojë sot Shqipërinë ku do të takohet me zyrtarë të lartë të vendit, si dhe do të inaugurojë Xhaminë e Namazgjasë në Tiranë, një projekt i realizuar me kontributin financiar të Türkiyes.
Erdoğan viziton Shqipërinë, pritet të inagurojë Xhaminë e Namazgjasë
Erdoğan viziton Shqipërinë, pritet të inagurojë Xhaminë e Namazgjasë / Photo: AA / AA
10 Tetor 2024

Në prag të vizitës së presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, Xhamia e Namazgjasë në Tiranë, hapja e së cilës do të bëhet sot, është veshur me flamuj të Shqipërisë dhe të Türkiyes.

Presidenti Erdoğan do të realizojë sot një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku do të takohet me Kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe homologun e tij Bajram Begaj.

Pas takimeve me zyrtarët, Erdoğan do të inaugurojë Xhaminë e Namazgjasë, me pjesëmarrjen e kryeministrit Rama dhe të zyrtarëve të tjerë.

Ndërkohë, me rastin e vizitës së presidentit Erdoğan, flamujt turq janë vendosur edhe në sheshet dhe bulevardet në Tiranë.

Xhamia e Namazgjasë është ndërtuar me kontributin financiar të Drejtorisë së Çështjeve Fetare të Türkiyes dhe Fondacionit të Çështjeve Fetare të Türkiyes (TDV).

BURIMI:AA