| Albanian
BOTA
2 MINUTA LEXIMI
Kancelari gjerman Olaf Scholz do të vizitojë Türkiyen më 19 tetor
Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Büchner, në një konferencë për shtyp të mbajtur në Berlin, deklaroi se kancelari Scholz do të vizitojë Türkiyen fundjavën e ardhshme dhe se do të takohet me presidentin Recep Tayyip Erdoğan në Istanbul më 19 tetor.
Kancelari gjerman Olaf Scholz do të vizitojë Türkiyen më 19 tetor
Kancelari gjerman Olaf Scholz do të vizitojë Türkiyen më 19 tetor / Photo: AA / AA

Kancelari gjerman Olaf Scholz do të vizitojë Türkiyen më 19 tetor njoftoi qeveria e vendit.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Wolfgang Büchner, në një konferencë për shtyp të mbajtur në Berlin, deklaroi se kancelari Scholz do të vizitojë Türkiyen fundjavën e ardhshme dhe se do të takohet me presidentin Recep Tayyip Erdoğan në Istanbul më 19 tetor.

Büchner tha që pas takimit do të mbahet konferencë për shtyp.

Duke u shprehur se nuk mund të thotë asgjë paraprakisht për përmbajtjen e takimit, Büchner vuri në dukje se krahas luftës në Ukrainë dhe situatës në Lindjen e Mesme, pritet të diskutohet edhe për emigracionin, marrëdhëniet dypalëshe dhe politikat ekonomike.

Në përgjigje të një pyetjeje lidhur me qëndrimin e qeverisë gjermane në lidhje me shitjen e avionit Eurofighter, Büchner tha se nuk mund të thotë asgjë për negociatat që do të zhvillohen, përveç se, siç dihet, këtu nuk është bërë asnjë deklaratë e detajuar për eksportin e armëve.

Ndaj pyetjes së një gazetari nëse "duhet të presim ndonjë të re nga kjo vizitë?", Büchner përsëriti se nuk do të thotë asgjë për eksportet e armëve dhe se nuk kishte asgjë për të njoftuar. "Por, sigurisht, gjithmonë mund të presësh diçka të re nga vizita e kancelarit gjerman me presidentin e Türkiyes", shtoi Büchner.

Zëvendëszëdhënësi i qeverisë gjermane transmetoi se lufta e Ukrainës do të jetë një çështje e rëndësishme në vizitë dhe se "Türkiye këtu është një partner i rëndësishëm".

BURIMI:TRT Balkan / agjencitë
Eksploro
Sulme të reja izraelite në jug të Libanit vrasin të paktën 5 persona, pavarësisht armëpushimit
Kina reagon për Lindjen e Mesme: Negociatat ShBA-Iran janë në fazë kritike
Suedia planifikon të sekuestrojë pronat që paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare
ShBA, emigranti gjeorgjian vdes në qendrën e paraburgimit të ICE-s në Luiziana
Izraeli lëshon paralajmërime për evakuim në qytetet libaneze një ditë pas armëpushimit me Iranin
Türkiye dhe Kanadaja nisin diskutimet për marrëveshjen e tregtisë së lirë
“ShBA-ja do të kërkojë marrëveshje me Iranin mbi programin bërthamor”
Numri i të vdekurve nga tërmeti në Filipine rritet në 37, qindra të tjerë të lënduar
Trump: Negociatat me Iranin vazhdojnë, marrëveshja e paqes mund të arrihet për dy ose tre ditë
Presidenti italian: Konfliktet globale po testojnë qëndrueshmërinë e NATO-s, BE-së dhe OKB-së
Të paktën 11 emigrantë humbën jetën gjatë një operacioni shpëtimi pranë Maltës
Trumpi i kërkon Tel-Avivit dhe Teheranit të ndalojnë luftimet
Izraeli: Kemi kryer sulm në shkallë të gjerë ndaj Iranit mes përshkallëzimit të tensioneve
Kryediplomatja e BE-së, Kallas: Lindja e Mesme nuk ka nevojë për një përshkallëzim të mëtejshëm
Kos: Forcat politike në Kosovë të gjejnë kompromis për stabilitetin institucional
Raporti holandez dokumentues i të shtënave ndaj fëmijëve në Gaza fiton Çmimin Evropian të Shtypit
Netanyahu mbledh Kabinetin e Sigurisë pas sulmeve të reja ajrore me Iranin
Tërmet 7.8 ballë në Filipine, të paktën 5 të vdekur dhe alarm për cunami në rajon
Pashinyan shpall fitoren në zgjedhjet parlamentare në Armeni
OBSh-ja: Rastet me hantavirus mbeten në 13, nuk janë raportuar vdekje të reja mbi një muaj