| Albanian
RAJONI
3 MINUTA LEXIMI
Kurti: Serbia provokoi duke lëvizur trupat e saj afër kufirit me Kosovën
Kryeministri Kurti ka shpërndarë disa fotografi në rrjetet sociale dhe ka thënë se institucionet kosovare i kanë detektuar menjëherë “këto lëvizje provokuese nga ushtria e Serbisë, të cilat kanë për synim nxitjen e tensioneve”.
Kurti: Serbia provokoi duke lëvizur trupat e saj afër kufirit me Kosovën
Kurti: Serbia provokoi duke lëvizur trupat e saj afër kufirit me Kosovën           /Foto: AA / AA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se Serbia ka provokuar sërish të shtunën duke lëvizur trupat e saj ushtarake “rreth 50 metra afër vijës kufitare me Kosovën, në territorin e komunës së Kamenicës”.

Kryeministri Kurti ka shpërndarë disa fotografi në rrjetet sociale dhe ka thënë se institucionet kosovare i kanë detektuar menjëherë “këto lëvizje provokuese nga ushtria e Serbisë, të cilat kanë për synim nxitjen e tensioneve”.

“Serbia sot ka provokuar sërish duke lëvizur trupat e saj rreth 50 metra afër vijës kufitare me Kosovën, në territorin e komunës së Kamenicës. Institucionet përkatëse të sigurisë së Republikës së Kosovës kanë detektuar menjëherë këto lëvizje provokuese nga ushtria e Serbisë, të cilat kanë për synim nxitjen e tensioneve. Kur e kanë parë që i kemi vërejtur dhe xhiruar, kanë ikur me shpejtësi e janë larguar për në brendi të territorit të tyre”, shkroi kryeministri Kurti.

Ai tha se Qeveria e Kosovës ka bërë investime të paprecedenta në ngritjen dhe përmirësimin e kapaciteteve të strukturave të inteligjencës, sigurisë dhe mbrojtjes, të cilat janë të gatshme për të parandaluar çdo kërcënim ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të shtetit.

Kurti tha se ndërkohë që Serbia vazhdon të nxisë tensione nëpërmjet veprimeve hibride me qëllim destabilizimin e rajonit, “hapësira për këto manovra po i ngushtohet dita-ditës”.

Kryeministri kosovar shtoi se sinergjia ndërmjet strukturave të sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe bashkëpunimi me partnerët dhe aleatët rajonalë dhe ndërkombëtarë, përbën garanci për sigurinë në Kosovë dhe se Kosova mbetet e palëkundur në rrugën e saj drejt integrimeve euro-atlantike, me institucionet e saj vigjilente.

Kosovën dhe Serbinë i ndan një vijë kufitare e gjatë rreth 350 kilometra, e cila mbi 60 për qind është në komunat veriore me shumicë serbe.

BURIMI:TRT Balkan / agjencitë
Eksploro
Ambasadori turk në Tiranë: Türkiye dhe Shqipëria janë dy vende mike dhe aleate
Nënkryetari i AK Partisë, Zorlu vizitë në Maqedoninë e Veriut
Begaj pret kryeparlamentarin kroat, integrimi në BE i Shqipërisë dhe bashkëpunimi rajonal në fokus
Protestat për Zvërnecin hyjnë në ditën e nëntë
Bosnjë e Hercegovina dhe Kroacia nënshkruajnë marrëveshjen për pikat kufitare
Legjislatura e 11-të e Kuvendit të Kosovës: Nga sa ulëse morën partitë sipas rezultateve preliminare
Peleshi takon homologun kroat: Nisma Shqipëri–Kroaci–Kosovë e forcon sigurinë rajonale
Konakoviq-Mucunski në Sarajevë: Zgjerimi mbetet interes strategjik për Ballkanin Perëndimor e BE-në
Kallas pas zgjedhjeve në Kosovë: Liderët politikë të angazhohen për formim të shpejtë të qeverisë
Begaj uron Kurtin: Shqipëria do të vijojë të mbështesë Kosovën në çdo hap të rrugëtimit euroatlantik
Shqipëri, prezantohet projekti i Bashkimit Evropian për sigurinë ushqimore
Kosovë, publikohet 100 për qind rezultati preliminar i zgjedhjeve të 7 qershorit
Kurti në festën e fitores: Kjo është dekada e qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje
Numërohen mbi 81 për qind e kutive të votimit në Kosovë, kryeson LVV-ja me 43,09 për qind
Mbyllen kutitë e votimit për zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë
Zgjedhjet në Kosovë: Deri në orën 15:00 votuan mbi 22 për qind e qytetarëve me të drejtë vote
Zgjedhjet në Kosovë, deri në orën 11:00 dolën 8,29 për qind e votuesve
Kosovë, hapen vendvotimet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Tiranë, vazhdon protesta nën moton "Shqipëria nuk është në shitje"
Liqeni i Shkodrës bëhet pjesë e UNESCO-s