| Albanian
RAJONI
2 MINUTA LEXIMI
Presidentja Osmani uron Shqipërinë për hapjen e negociatave me BE-në
Në një postim në rrjetet sociale, Osmani e cilësoi çeljen e negociatave për grupkapitullin e parë, si një hap të madh drejt një të ardhmeje më të ndritur dhe të begatë për të gjithë qytetarët e Shqipërisë.
Presidentja Osmani uron Shqipërinë për hapjen e negociatave me BE-në
Presidentja Osmani uron Shqipërinë për hapjen e negociatave me BE-në / Photo: ATA / ATA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, uroi sot Shqipërinë për çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Në një postim në rrjetet sociale, Osmani e cilësoi çeljen e negociatave për grupkapitullin e parë, si një hap të madh drejt një të ardhme më të ndritur dhe të begatë për të gjithë qytetarët e Shqipërisë.

“Urime Shqipërisë për arritjen e këtij momenti të rëndësishëm në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në BE. Hapja e kapitujve të anëtarësimit e afron Shqipërinë një hap më pranë një të ardhmeje më të ndritur dhe të begatë për të gjithë qytetarët e saj”, shkruan Osmani.

Sipas saj, “Shqipëria, Kosova dhe vendet e tjera të rajonit do të vazhdojnë avancimin në rrugëtimin e tyre drejt BE-së”.

“Ky proces është thelbësor për sigurimin e paqes dhe stabilitetit afatgjatë jo vetëm për rajonin, por për gjithë Evropën”, u shpreh Osmani.

BURIMI:ATA
Eksploro
Haxhiu me rastin e Ditës së Çlirimit të Kosovës: Jemi këtu në Prekaz, në vendin ku filloi gjithçka
Vuçiq dhe kryediplomati grek bisedojnë për marrëdhëniet dypalëshe dhe integrimin evropian
Mickoski në forumin e biznesit në Istanbul fton investitorët turq: Ta ndërtojmë të ardhmen së bashku
Bolat: Kompanitë turke të ndërtimit me projekte prej 2 miliardë dollarësh në Maqedoninë e Veriut
Mucunski nga Istanbuli: Türkiye një nga partnerët tanë më të rëndësishëm ekonomikë dhe tregtarë
Berisha: Unë dhe familjarët e mi nuk jemi më të privuar nga mundësia e udhëtimit në ShBA
NATO do të reduktojë forcën paqeruajtëse në Kosovë pas përmirësimit të sigurisë
Protesta e 12-të qytetare në Tiranë për Zvërnecin
Nis numërimi i votave të diasporës kosovare për zgjedhjet e 7 qershorit
"Dijitalpark Teknokent" sjell platformë të re bashkëpunimi inovativ mes Türkiyes dhe Ballkanit
Debate për çështjen e Zëvrnecit në Kuvendin e Shqipërisë
Veteranët e UÇK-së marshojnë me uniforma të luftës në sheshet e Prishtinës
​Kosova tërhiqet nga Kampionati Evropian i Golfit, nuk pranoi garimin pa flamurin shtetëror
Vuçiq: Po mendoj të kandidoj për kryeministër, planifikoj të jap dorëheqjen nga posti i presidentit
Presidentja në detyrë e Kosovës takon homologen e Sllovenisë dhe atë të Maqedonisë së Veriut
Begaj nga SEECP-i: Bashkëpunimi rajonal në Evropën Juglindore duhet të sjellë rezultate konkrete
Haxhiu në SEECP: Kosova e gatshme për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE
Siljanovska-Davkova në Sofje: Duhet të ringjallim frymën e bashkëpunimit rajonal
Kosovë, aktakuzë ndaj 6 personave për veprimtari antikushtetuese në veri të vendit
Vuçiq takon komandantin e NATO-s për Evropën: Dialogu është çelësi për stabilitetin e rajonit