| Albanian
BOTA
3 MINUTA LEXIMI
Ofanziva izraelite në Gazën veriore lë pa ushqim 200 mijë palestinezë
Ofensiva tokësore e Izraelit në Gazën veriore vazhdon për të 14-ën ditë radhazi, thotë Mbrojtja Civile e Gazës.
Ofanziva izraelite në Gazën veriore lë pa ushqim 200 mijë palestinezë
Ofanziva izraelite në Gazën veriore lë pa ushqim 200 mijë palestinezë /          Foto: Reuters / Photo: AA / AA

Rreth 200.000 banorë në Gazën veriore, veçanërisht në Jabalia, po përballen me mungesa kritike të ushqimit, ujit dhe ilaçeve ndërsa ofensiva tokësore e Izraelit vazhdon për të 14-tën ditë radhazi, njoftoi të premten Mbrojtja Civile e Gazës.

"Ushtria izraelite po bombardon dhe shkatërron ndërtesa, shtëpi dhe infrastrukturë në gjithë Gazën veriore në një përpjekje për të zhdukur zonën", tha për Anadolun Mahmoud Basal, zëdhënës i Mbrojtjes Civile.

"Shumë civilë palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite, ose të varrosur nën rrënoja ose të qëlluar në rrugë, dhe ne nuk jemi në gjendje t'i marrim trupat e tyre për shkak të ofensivës ushtarake në vazhdim", shtoi ai.

Ushtria izraelite vazhdon të shënjestrojë çdo objekt lëvizës në rajon, sipas Basalit, duke e bërë të pamundur që ekipet e shpëtimit të nxjerrin trupat.

Më vete, ushtria izraelite njoftoi të premten se kishte dislokuar Brigadën Givati ​​në Divizionin 162 si pjesë e një zgjerimi të ofensivës së saj ushtarake në Gazën veriore.

Që nga 6 tetori, ushtria izraelite ka intensifikuar veprimet e saj ushtarake në rajon, duke rrethuar Jabalian dhe duke penguar civilët të iknin në qytetin e Gazës, përmes rrugës Salah al-Din, e cila shtrihet përgjatë gjatësisë lindore të Rripit të Gazës nga veriu në jug.

Ky shënon operacionin e tretë tokësor të kryer nga ushtria izraelite në kampin Jabalia që nga fillimi i gjenocidit të vazhdueshëm në Gaza më 7 tetor 2023.

Izraeli ka nisur një ofensivë brutale në Rripin e Gazës pas një sulmi të Hamasit vitin e kaluar, duke vrarë më shumë se 42.400 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe duke plagosur mbi 99.200 të tjerë.

Konflikti është përhapur në Liban, me Izraelin që ka nisur sulme vdekjeprurëse në gjithë vendin, të cilat kanë vrarë më shumë se 1.500 njerëz dhe plagosur mbi 4.500 të tjerë që nga 23 shtatori.

Pavarësisht paralajmërimeve ndërkombëtare se Lindja e Mesme ishte në prag të një lufte rajonale mes sulmeve të pamëshirshme të Izraelit në Gaza dhe Liban, Tel Avivi e zgjeroi konfliktin duke nisur një inkursion tokësor në Libanin jugor më 1 tetor.

BURIMI:AA
Eksploro
NATO-ja: Reduktimi i rolit ushtarak të ShBA-së në Evropë do ta forcojë aleancën në afat të gjatë
Oxfam: Që nga 2023, më shumë palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor se në 17 vitet e mëparshme
Patriarku latin i Kudsit paralajmëron përkeqësimin e kushteve në Gaza nën pushtimin izraelit
Filipine, rritet në 55 numri i viktimave nga tërmeti 7.8 ballësh
Kryeministri kanadez: Türkiye aleate “jashtëzakonisht e rëndësishme strategjike” për Kanadanë
Trumpi: Marrëveshja për t'i dhënë fund luftës me Iranin mund të nënshkruhet që këtë fundjavë
Izraeli është bërë shteti më i bojkotuar në botë
Shefi i NATO-s: ShBA-ja mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj mbrojtjes kolektive të aleancës
Raport: Holanda, porta kryesore e BE-së për produktet nga vendbanimet e paligjshme izraelite
OKB-ja: Numri i personave të zhvendosur me forcë bie në 118 milionë
Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit për të gjitha anijet mes sulmeve të ripërtërira amerikane
Ridizajnimi i mbrojtjes evropiane: Mendim i dëshiruar apo strategji?
Kina përsërit thirrjen ndaj ShBA-së dhe Iranit për të ndalur luftimet dhe për t’u rikthyer në dialog
Sulmet amerikane pranë Hormuzit goditën objektin iranian të ujit të pijshëm
Irani: Rajoni do të shndërrohet në "ferr" për ShBA-në për shkak të Ngushticës së Hormuzit
Drejtori i Spitalit Kamal Adwan kërkon lirimin e menjëhershëm, kundërshton ndalimin e tij
Trump: Irani mori "shumë kohë për të negociuar një marrëveshje dhe tani do të paguajë çmimin"
Delegacioni nga Katari mbërrin në Teheran për bisedime mbi tensionet Iran-ShBA
Kremlini: Akoma nuk ka marrëveshje për një takim Putin-Pashinyan
BE-ja: Diplomacia është e vetmja mënyrë për sigurinë dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme