| Albanian
BOTA
2 MINUTA LEXIMI
Izraeli arrestoi 28 palestinezë, përfshirë një fëmijë në Bregun Perëndimor
Në deklaratën me shkrim nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë thuhet se ushtarët izraelitë kanë vazhduar bastisjet e tyre në shtëpitë e palestinezëve në Bregun Perëndimor.
Izraeli arrestoi 28 palestinezë, përfshirë një fëmijë në Bregun Perëndimor
Ushtarët izraelitë arrestuan 28 ​​palestinezë në Bregun Perëndimor. / Foto: AA / AA
22 Tetor 2024

Ushtria izraelite arrestoi të paktën 28 ​​palestinezë, përfshirë një fëmijë, gjatë bastisjeve në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar.

Në deklaratën me shkrim nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë thuhet se ushtarët izraelitë kanë vazhduar bastisjet e tyre në shtëpitë e palestinezëve në Bregun Perëndimor.

Ushtarët izraelitë arrestuan të paktën 28 ​​palestinezë, përfshirë ish të burgosur dhe një fëmijë, gjatë bastisjeve në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor.

Raportohet se 15 nga palestinezët në fjalë janë ndaluar në kampin e refugjatëve Al-Arub në veri të Khalilit (Hebron).

Gjatë bastisjeve janë shkatërruar shtëpitë e palestinezëve dhe janë kërcënuar të arrestuarit dhe familjet e tyre.

Numri i palestinezëve të arrestuar në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori 2023 ka kaluar 11.400.

BURIMI:TRT Balkan / agjencitë