Të paktën 19 persona humbën jetën dhe 35 të tjerë u plagosën në sulmet ajrore të Izraelit ndaj komplekseve rezidenciale dhe tregtare në jug dhe lindje të Libanit.
Në deklaratën e ministrisë libaneze të Shëndetësisë thuhet se pesë persona kanë humbur jetën dhe 21 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmit ajror nga avionët luftarakë izraelitë në komplekset rezidenciale dhe tregtare në lagjen Kessar Zater, në qendër të Nabatieh në jug të Libanit.
Më tej, thuhet se pesë persona u vranë dhe 10 të tjerë u plagosën në sulmet ajrore të avionëve luftarakë izraelitë në një lagje në qendrën e rrethit të Hirmilit në lindje të vendit.
Siç raporton agjencia zyrtare libaneze e lajmeve NNA, dy persona u vranë si pasojë e një sulmi ajror të avionëve luftarakë izraelitë në një shtëpi në vendbanimin Haris të rrethit Bint Jubeil në jug ndërsa gjashtë persona u vranë nga një sulm ajror në një shtëpi në qytezën Tuffahata në Sidon.
Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur nga sulmi ajror në një shtëpi në qytetin Nebi Shit në Baalbek.



















