| Albanian
BOTA
1 MINUTA LEXIMI
Ministri turk Yerlikaya: Sulm terrorist ndaj fabrikës TUSAŞ në Türkiye
"Ka ndodhur një sulm terrorist ndaj objekteve të TUSAŞ Ankara Kahramankazan. Fatkeqësisht, nga sulmi ka dëshmorë dhe të plagosur", deklaroi ministri i Brendshëm turk, Yerlikaya.
Ministri turk Yerlikaya: Sulm terrorist ndaj fabrikës TUSAŞ në Türkiye
Ministri turk Yerlikaya: Sulm terrorist ndaj fabrikës TUSAŞ në Türkiye / Photo: AA / AA

Ministri i Punëve të Brendshme të Türkiyes, Ali Yerlikaya, njoftoi se ka ndodhur një sulm terrorist në Kompaninë Aksionare të Industrive Ajrore Turke (TUSAŞ) dhe se nga sulmi ka dëshmorë dhe të plagosur.

"Ka ndodhur një sulm terrorist kundër objekteve të Kompanisë Aksionare të Industrive Ajrore Turke (TUSAŞ) në Ankara Kahramankazan. Fatkeqësisht, nga sulmi ka dëshmorë dhe të plagosur. Zoti i mëshiroftë dëshmorët tanë dhe uroj shërim të shpejtë për të plagosurit tanë.

Publiku do të informohet për zhvillimet. Merrni parasysh deklaratat nga burime zyrtare", u shpreh ministri Yerlikaya në deklaratën në llogarinë e tij në rrjetet sociale.

BURIMI:TRT Balkan / agjencitë