| Albanian
RAJONI
2 MINUTA LEXIMI
Kurti takoi komandantin e ri të KFOR-it, në fokus siguria e stabiliteti
Në takim u përfol rreth rëndësisë së komunikimit të rregullt dhe bashkërendimit në shërbim të sigurisë dhe paqes në vend, bashkëpunimit dhe aktiviteteve të KFOR-it dhe institucioneve të sigurisë, njofton zyra e Kryeministrisë së Kosovës.
Kurti takoi komandantin e ri të KFOR-it, në fokus siguria e stabiliteti
Kurti takoi komandantin e ri të KFOR-it, në fokus siguria e stabiliteti / Photo: AA / AA

Dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian është platforma e vetme për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura mes Kosovës dhe Serbisë, deklaroi komandanti i ri i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, gjatë një takimi me kryeministrin Albin Kurti.

“Gjeneralmajor Barduani vuri në dukje gjithashtu angazhimin e tij të palëkundur për të nxitur unitetin e përpjekjeve me të gjithë homologët e tij, në mënyrë që të sigurohet koordinimi dhe të zvogëlohet mundësia për veprime që mund të çojnë në tensione”, u bë e ditur në njoftim.

Sipas Barduanit, dialogu i Brukselit është gjithashtu platforma e vetme për arritjen e zgjidhjeve “që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve”.

Ai u shpreh se kjo pikë është kyçe për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë, si dhe për stabilitet rajonal.

Kosova dhe Serbia janë në dialog që synon të zgjidhë çështjet mes dy shteteve që nga viti 2011, në një proces të lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.

Enrico Barduani mori detyrën e komandantit të KFOR-it në Kosovë këtë muaj.

Për takimin mes Kurtit dhe komandantit të KFOR-it, ka njoftuar edhe kryeministria.

“Biseduan rreth rëndësisë së komunikimit të rregullt dhe bashkërendimit në shërbim të sigurisë dhe paqes në vend, dhe bashkëpunimit dhe aktiviteteve të përbashkëta të KFOR-it dhe institucioneve të sigurisë së Kosovës”, tha Zyra e Kryeministrit të Kosovës përmes një komunikate.

BURIMI:Kosova Press
Eksploro
Shqipëri, hapet ekspozita mbi trashëgiminë historike dhe kulturore të komunitetit egjiptian
Kurti: Nga mijëra lëndë të trashëguara nga EULEX-i, asnjë nuk ishte për Masakrën e Reçakut
Shqipëri: Gjatë vitit 2025 institucionet kulturore u vizituan nga 1,5 milionë vizitorë
Partia boshnjake dënon deklaratat e ministrit të Jashtëm izraelit për pakicat e krishtera
Burhan Shaban dhe Mustafa Demirci vijnë në Shkup me koncert të muzikës shpirtërore
Tiranë, vazhdon në ditën e 24-t protesta me moton "Shqipëria nuk është në shitje"
Thellohet bashkëpunimi midis Avokatëve të Popullit Kosovë-Shqipëri-Maqedoni e Veriut
Prishtinë: Hapet Edicioni i 8-të i Festivalit Multikulturor "Krah"
Fotografët kapin momentin e rrallë, vetëm disa metra larg me rrëqebullin ballkanik
LDK-ja shpreh gatishmëri për bashkëpunim me LVV-në, Kurti pret certifikimin e rezultateve
Shqipëri, mbahet tubim në "mbrojtje të shërbimeve publike dhe dinjitetit të punonjësve"
Mbahet Asambleja e Përgjithshme e Degës së Shqipërisë të Bashkimit të Demokratëve Ndërkombëtarë
Tiranë, vazhdon në ditën e 23-të protesta me moton "Shqipëria nuk është në shitje"
Kryeministri Rama vizitë në Francë, takon presidentin Macron
Kosovë, Prokuroria Speciale paralajmëron ngritjen e aktakuzës për sulmin ndaj familjes Jashari
Këshilli Botëror Turk i Biznesit organizoi takim me mediat në Maqedoninë e Veriut
MEPJ-ja e Shqipërisë dënon heqjen e flamurit të Ambasadës së Izraelit gjatë protestës në Tiranë
Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur nga lufta në Kosovë
Shqipëria do të marrë 302 milionë dollarë hua nga ShBA-ja për financim ushtarak
Ndërkombëtarët: Kosova të krijojë kushtet për përdorimin e simboleve dhe flamujve të komuniteteve