| Albanian
RAJONI
2 MINUTA LEXIMI
BeH: Një i mitur vrau një polic në Bosanska Krupa, plagosi rëndë një tjetër
Sulmi është kryer nga një i mitur me armë të ftohtë, thikë, kurse motivet e sulmit ende nuk dihen, njoftoi MPB-ja e Bosnjë e Hercegovinës.
BeH: Një i mitur vrau një polic në Bosanska Krupa, plagosi rëndë një tjetër
BeH: Një i mitur vrau një polic në Bosanska Krupa, plagosi rëndë një tjetër / Photo: TRT Balkan / TRT Balkan

Në qytetin Bosanska Krupa në Bosnjë e Hercegovinë mbrëmjen e së enjtes, ka ndodhur një sulm ndaj policisë nga një i mitur, ku një polic ka mbetur i vrarë, kurse një tjetër është plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur pas orës 21:00 në stacion policor të qytetit kur i mitur i moshës 15-vjeçare është futur brenda dhe ka sulmuar dy policë.

“Sulmi është kryer nga një i mitur me armë të ftohtë, thikë. Një polic iu nënshtrua plagëve të marra dhe mjekët po luftojnë për jetën e policit tjetër Spitalin Kantonal”, konfirmoi për Anadolu Adnan Beganoviq, zëdhënës i ministrisë së Punëve të Brendshme të Kantonit Unsko-sansko (USK).

Ende nuk dihet se cilat janë saktësisht motivet e sulmit të të miturit, i cili është privuar nga liria.

“Për momentin grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, prokurorët janë aty. Po kryhen hetime dhe po mblidhen informacione për të përcaktuar motivin”, ka shtuar Beganoviq.

BURIMI:TRT Balkan / agjencitë