Nga Zekirja Mexhiti
Një tërmet me magnitudë 3,8 sipas Rihterit ka goditur Shqipërinë.
Sipas faqes së Qendrës Sizmologjike Europiano-Mesdhetare (EMSC), epiqendra e tërmetit ka qenë në qarkun e Fierit.
TË REKOMANDUARA
Tërmeti ka ndodhur në orën 19:32 sipas kohës lokale, në thellësi prej 9,9 kilometrash.
Tërmeti është ndier në qytetet përreth, duke përfshirë Vlorën, Elbasanin, Beratin, por edhe në Tiranë e Durrës. Deri më tani, nuk është raportuar për dëme.
BURIMI:TRT Balkan / agjencitë





















