| Albanian
RAJONI
2 MINUTA LEXIMI
Aktivitet në Çarshinë e Shkupit me rastin e Ditës së Republikës së Türkiyes
Aktiviteti u organizua në bashkëpunim të Shoqatës së Esnafëve dhe Shoqatës ZOR, ku morën pjesë ambasadori turk në Shkup, Fatih Ulusoy, përfaqësuesit e esnafëve të Çarshisë, si dhe qytetarë.
Aktivitet në Çarshinë e Shkupit me rastin e Ditës së Republikës së Türkiyes
Aktivitet në Çarshinë e Shkupit me rastin e Ditës së Republikës së Türkiyes           / Foto: AA / AA

Sot në Çarshinë e Vjetër të Shkupit është mbajtur një aktivitet me rastin e 29 Tetorit, Ditës së Republikës së Türkiyes.

Aktiviteti u organizua në bashkëpunim të Shoqatës së Esnafëve dhe Shoqatës ZOR, ku morën pjesë ambasadori turk në Shkup, Fatih Ulusoy, përfaqësuesit e esnafëve të Çarshisë, si dhe qytetarë.

Ambasadori turk Ulusoy në fjalën e tij të rastit falënderoi organizatorët e aktivitetit të sotëm. "Kjo ngjarje në zemër të Çarshisë ka një kuptim të madh. Nuk mund të ishim më të lumtur në një ditë si kjo kur esnafët tanë organizuan një organizim të tillë dhe të rinjtë tanë na treguan se e ardhmja jonë është në duar të sigurta me flamuj në duar. I përcjell përshëndetjet e presidentit tonë Recep Tayyip Erdoğan", tha Ulusoy.

Ndërkaq, kryetari i Shoqatës së Esnafëve, Bujar Dullovi, theksoi se ky aktivitet është një fillim, ndërsa prej vitit të ardhshëm festat e të gjitha kombësive të Çarshisë do të jenë në programin e tyre vjetor.

Pas fjalimeve, kryetarja e Shoqatës ZOR, Hacer Sulooca, i dhuroi një dhuratë ambasadorit turk.

Në kuadër të programit, nxënësit lexuan poezi që tregojnë rëndësinë e ditës dhe performuan me violinë dhe saze.

Gjithashtu, në kuadër të aktivitetit, vizitorëve të çarshisë në disa pika iu dhuruar llokuma.

BURIMI:TRT Balkan / agjencitë
Eksploro
Ambasadori turk në Tiranë: Türkiye dhe Shqipëria janë dy vende mike dhe aleate
Nënkryetari i AK Partisë, Zorlu vizitë në Maqedoninë e Veriut
Begaj pret kryeparlamentarin kroat, integrimi në BE i Shqipërisë dhe bashkëpunimi rajonal në fokus
Protestat për Zvërnecin hyjnë në ditën e nëntë
Bosnjë e Hercegovina dhe Kroacia nënshkruajnë marrëveshjen për pikat kufitare
Legjislatura e 11-të e Kuvendit të Kosovës: Nga sa ulëse morën partitë sipas rezultateve preliminare
Peleshi takon homologun kroat: Nisma Shqipëri–Kroaci–Kosovë e forcon sigurinë rajonale
Konakoviq-Mucunski në Sarajevë: Zgjerimi mbetet interes strategjik për Ballkanin Perëndimor e BE-në
Kallas pas zgjedhjeve në Kosovë: Liderët politikë të angazhohen për formim të shpejtë të qeverisë
Begaj uron Kurtin: Shqipëria do të vijojë të mbështesë Kosovën në çdo hap të rrugëtimit euroatlantik
Shqipëri, prezantohet projekti i Bashkimit Evropian për sigurinë ushqimore
Kosovë, publikohet 100 për qind rezultati preliminar i zgjedhjeve të 7 qershorit
Kurti në festën e fitores: Kjo është dekada e qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje
Numërohen mbi 81 për qind e kutive të votimit në Kosovë, kryeson LVV-ja me 43,09 për qind
Mbyllen kutitë e votimit për zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë
Zgjedhjet në Kosovë: Deri në orën 15:00 votuan mbi 22 për qind e qytetarëve me të drejtë vote
Zgjedhjet në Kosovë, deri në orën 11:00 dolën 8,29 për qind e votuesve
Kosovë, hapen vendvotimet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Tiranë, vazhdon protesta nën moton "Shqipëria nuk është në shitje"
Liqeni i Shkodrës bëhet pjesë e UNESCO-s