| Albanian
SPORT
1 MINUTA LEXIMI
Kosova shpallet kampione në ligën Ballkanike të bilardos
Ndarjen e çmimeve kryesore e bëri presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, i cili përgëzoi federatën për organizimin, derisa pati mundësinë që nga afër të përcjellë edhe disa prej ndeshjeve të garuesve tanë.
Kosova shpallet kampione në ligën Ballkanike të bilardos
Kosova shpallet kampione në ligën Ballkanike të bilardos. / Foto: Federate e Bilardos në Kosovë

Ekipi i Kosovës në biliardo është shpallur kampion i Ligës Ballkanike BBA 2024, të organizuar gjatë fundjavës në Prishtinë nga Federata e Biliardos së Kosovës.

Ndarjen e çmimeve kryesore e bëri presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, i cili përgëzoi federatën për organizimin, derisa pati mundësinë që nga afër të përcjellë edhe disa prej ndeshjeve të garuesve tanë.

Krahas Kosovës, pjesë e Ligës Ballkanike janë edhe Maqedonia e Veriut, Greqia dhe Bullgaria.

BURIMI:TRT Balkan / agjencitë