| Albanian
BOTA
3 MINUTA LEXIMI
Albanese kërkon "pezullimin" e anëtarësimit të Izraelit në OKB
“Çfarë po bën ShBA-ja për të siguruar që Izraeli të respektojë masat e përkohshme të GjND-së?", u shpreh Raportuesja Speciale e OKB-së për Palestinën, Francesca Albanese.
Albanese kërkon "pezullimin" e anëtarësimit të Izraelit në OKB
Albanese kërkon "pezullimin" e anëtarësimit të Izraelit në OKB / Photo: AA / AA

Raportuesja Speciale e OKB-së për Palestinën, Francesca Albanese, bëri thirrje që anëtarësimi i Izraelit në OKB të "pezullohet" derisa t'i japë fund shkeljes së ligjeve ndërkombëtare kundër Palestinës.

Në konferencën e përditshme për media të mbajtur në selinë e OKB-së në New York, Albanese, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me raportin e përgatitur për shkeljet e Izraelit ndaj Palestinë".

Në raportin e saj të titulluar "Situata e të drejtave të njeriut në territoret e pushtuara palestineze, përfshirë Kudsin Lindor", Albanese vuri në dukje se dhuna e kryer nga Izraeli dhe izraelitët që kanë uzurpuar tokat palestineze është përhapur përtej Gazës dhe "lëvizjet e spastrimit etnik dhe pro racizmit" po përshkallëzohen në Bregun Perëndimor, duke përfshirë Kudsin Lindor.

"Rekomandoj që anëtarësimi i Izraelit në OKB të rishqyrtohet ose të pezullohet derisa të ndalojë shkeljen e ligjit ndërkombëtar dhe t'i japë fund okupimit", u shpreh ajo.

Ajo theksoi se "sulmet gjenocidale" të Izraelit kundër palestinezëve janë qartësisht të paligjshme, si dhe tërhoqi vëmendjen në vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND) për këtë çështje.

"Izraeli nuk ka të drejtë të jetë në territorin e pushtuar palestinez. GjND-ja urdhëroi Izraelin të tërheqë plotësisht praninë e tij ushtarake pa kushte dhe sa më shpejt të jetë e mundur, të shfuqizojë kolonitë, të ndalojë sekuestrimin e burimeve natyrore në territorin e pushtuar palestinez dhe gjithashtu të paguajë kompensim", tha Albanese.

Albanese u shpreh se sipas vendimeve të GjND-së, Izraeli duhet të tërhiqet nga territori palestinez më së voni në shtator të vitit të ardhshëm.

Albanese më pas drejtoi pyetjen: "Dhe pyetja është: çfarë po bën ShBA-ja për të siguruar që Izraeli të respektojë masat e përkohshme të GjND-së?".

BURIMI:AA
Eksploro
Sulme të reja izraelite në jug të Libanit vrasin të paktën 5 persona, pavarësisht armëpushimit
Kina reagon për Lindjen e Mesme: Negociatat ShBA-Iran janë në fazë kritike
Suedia planifikon të sekuestrojë pronat që paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare
ShBA, emigranti gjeorgjian vdes në qendrën e paraburgimit të ICE-s në Luiziana
Izraeli lëshon paralajmërime për evakuim në qytetet libaneze një ditë pas armëpushimit me Iranin
Türkiye dhe Kanadaja nisin diskutimet për marrëveshjen e tregtisë së lirë
“ShBA-ja do të kërkojë marrëveshje me Iranin mbi programin bërthamor”
Numri i të vdekurve nga tërmeti në Filipine rritet në 37, qindra të tjerë të lënduar
Trump: Negociatat me Iranin vazhdojnë, marrëveshja e paqes mund të arrihet për dy ose tre ditë
Presidenti italian: Konfliktet globale po testojnë qëndrueshmërinë e NATO-s, BE-së dhe OKB-së
Të paktën 11 emigrantë humbën jetën gjatë një operacioni shpëtimi pranë Maltës
Trumpi i kërkon Tel-Avivit dhe Teheranit të ndalojnë luftimet
Izraeli: Kemi kryer sulm në shkallë të gjerë ndaj Iranit mes përshkallëzimit të tensioneve
Kryediplomatja e BE-së, Kallas: Lindja e Mesme nuk ka nevojë për një përshkallëzim të mëtejshëm
Kos: Forcat politike në Kosovë të gjejnë kompromis për stabilitetin institucional
Raporti holandez dokumentues i të shtënave ndaj fëmijëve në Gaza fiton Çmimin Evropian të Shtypit
Netanyahu mbledh Kabinetin e Sigurisë pas sulmeve të reja ajrore me Iranin
Tërmet 7.8 ballë në Filipine, të paktën 5 të vdekur dhe alarm për cunami në rajon
Pashinyan shpall fitoren në zgjedhjet parlamentare në Armeni
OBSh-ja: Rastet me hantavirus mbeten në 13, nuk janë raportuar vdekje të reja mbi një muaj