Rritet në 43.391 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite

Në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj Rripit të Gazës janë vrarë 17 palestinezë, ndërsa 102 të tjerë janë plagosur.

By Fjolla Telai
Rritet në 43.391 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite / Photo: AA / AA

Është rritur në 43.391 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës.

Në një deklaratë, Ministria e Shëndetësisë në Gaza ndau informacionet e fundit lidhur me viktimat në gjenocidin që Izraeli po e vazhdon prej 396 ditësh në Rripin e Gazës.

Në "tri masakra" që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj zonave të ndryshme të Gazës, janë vrarë 17 palestinezë dhe janë plagosur 102 të tjerë.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 43.391, ndërsa i të plagosurve në 102.347.

Gjithashtu, në njoftim thuhet se nën rrënoja ende ka mijëra të vdekur, ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke synuar spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit janë strehuar.