Izraeli bombardon një shtëpi në Gaza, vret 20 palestinezë

Gjenocidi i Izraelit në Gazën e rrethuar – tani në ditën e tij të 411-të – ka lënë të vdekur mbi 43.972 palestinezë, kurse më shumë se 104.008 i ka plagosur, respektivisht 10.000 të tjerë qëndrojn të varrosur nën rrënojat e shtëpive të bombarduara.

By Omer Xhaferi
Izraeli bombardon një shtëpi në Gaza, vret 20 palestinezë / Photo: AA / AA

Avionët luftarakë izraelitë kanë bombarduar shtëpinë e familjes Joudeh në rrugën e vjetër të Gazës në Jabalia al-Balad, në veri të Gazës, duke lënë 20 palestinezë të vdekur ose të zhdukur, sipas dëshmitarëve dhe raporteve lokale.

Mediat lokale raportuan 12 të vdekur nga bombardimet izraelite. Qendra e Informacionit Palestinez, një organizatë lokale e lajmeve, tha se 10 palestinezë mbeten të zhdukur.

Ndërkohë, gazetari me bazë në Gaza, Hossam Shabat, i cili është kategorizuar nga ushtria izraelite në listën e sulmeve, u plagos, tha Shabat në një postim në X.

"Sonte, u shënjestrova qëllimisht nga forcat izraelite. Pasi mora lajmin për një bombë aty pranë, u hodha në makinën time për të raportuar. Me të mbërritur në shtëpinë e mbushur me njerëz të tmerruar, dëgjova britmat e tyre të dëshpëruara për ndihmë nga kati i dytë”, ka shkruar ai.

"Në momentin që hyra brenda, shtëpia u bombardua përsëri dhe pjesët e trupit të copëtuara të të plagosurve fluturuan rreth meje. Rrënojat u rrëzuan mbi mua dhe kolegët e mi. Një anëtar i kërkim-shpëtimit vra dhe ndërsa kolegu im dhe unë u plagosëm, shumë të tjerë nuk mbijetuan."