| Albanian
BOTA
2 MINUTA LEXIMI
Punonjësit e shëndetësisë në Itali në grevë, shkak ndarja e buxhetit
Me arsyetimin se janë ndarë më pak fonde për sektorin shëndetësor në projektligjin e buxhetit për vitin 2025, punonjësit e shëndetësisë në Itali kanë filluar një grevë 24-orëshe.
Punonjësit e shëndetësisë në Itali në grevë, shkak ndarja e buxhetit
Punonjësit e shëndetësisë në Itali në grevë, shkak ndarja e buxhetit     Foto: AA / AA
20 Nëntor 2024

Në Itali, punonjësit e shëndetësisë kanë filluar një grevë 24-orëshe në gjithë vendin me arsyetimin se janë ndarë më pak burime për sektorin shëndetësor në projektligjin e buxhetit për vitin 2025.

Sipas lajmeve të mediave kombëtare, mjekët dhe infermierët me thirrjen e sindikatave dhe dhomave profesionale kanë ndaluar punën njëditore për të protestuar ndaj qeverisë, me arsyetimin se ka ndarë pak burime për shëndetësinë në buxhetin e saj të vitit 2025 si dhe për të reaguar për sigurinë e pamjaftueshme të punonjësve të kujdesit shëndetësor në spitale.

Sindikatat deklaruan se shkalla e pjesëmarrjes në grevë në gjithë vendin është rreth 85 për qind.

Gjatë grevës u garantuan shërbimet për pacientët në situata emergjente, ndërkohë që u theksua se ka rrezik që të shtyhen më shumë se 15 mijë operacione jo urgjente dhe 100 mijë kontrolle.

Për shkak të grevës më shumë se 500 punonjës shëndetësorë mbajtën një tubim në sheshin "Apostoli" në Romë.

Grupi kërkoi të tregohet më shumë respekt ndaj personelit shëndetësor në spitale dhe mbajtën në duar pankarta me mbishkrimin "Respekt" në gjuhën italiane. Pjesëmarrësit reaguan edhe ndaj pamjaftueshmërisë së burimeve.

Kryeministrja Giorgia Meloni, e cila kundërshton kritikat e përfaqësuesve të sektorit shëndetësor dhe opozitës, drejtuar qeverisë se ka ndarë më pak burime për shëndetësinë në buxhetin e vitit 2025, mbron idenë se qeveria e saj ka ndarë sasi të paprecedentë burimesh për shërbimet shëndetësore kombëtare.

BURIMI:TRT Balkan / agjencitë
Eksploro
UNICEF-i: Të paktën 20 fëmijë sudanezë u vranë në janar
Fishkëllima ndaj delegacioneve të ShBA-së dhe Izraelit në ceremoninë hapëse të lojrave olimpike
Mamdani kufizon me urdhër ekzekutiv qasjen e agjentëve të imigracionit në pronën e Nju Jorkut
Arrestohet oficeri i Forcave Ajrore greke, pranon se ka spiunuar për Kinën
Franca thotë se një operacion rus synoi ta lidhë Macronin me çështjen Epstein
Kryediplomati i Omanit zhvillon bisedime të ndara me përfaqësuesit iranianë dhe amerikanë
Pakistan, të paktën 31 të vrarë nga shpërthimi në kryeqytetin Islamabad
Kryeministri Carney: Türkiye është një “partner jetik” për Kanadanë
Hillary Clinton kërkon seancë dëgjimore publike përpara dëshmisë në hetimin mbi Epsteinin
Si një makinë e kuqe nga Azerbajxhani u bë simbol i solidaritetit turk pas tërmetit të vitit 2023?
Panairi i Librit në Damask rikthehet nën Presidentin al Sharaa: “Një fillim i ri me vlerë”
Izraeli godet Libanin mes shkeljeve të armëpushimit
BE-ja i bën thirrje ShBA-së t’i rikthejë fondet e ndihmës humanitare të USAID-it
Përdoruesit e inteligjencës artificiale arrijnë në 602 milionë në Kinë
I dërguari amerikan Witkoff: Rusia dhe Ukraina ranë dakord të shkëmbejnë 314 të burgosur lufte
Ministri i Jashtëm francez mbërrin në Damask në ndalesën e parë të turneut rajonal
Trump: Të shtënat fatale ndaj protestuesve në Minneapolis nuk justifikohen
Presidentja e përkohshme e Venezuelës bën thirrje për dialog me ShBA-në
Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë shkurton shërbimet, shkak mungesa e fondeve
Australia shmang thirrjet për arrestimin e presidentit izraelit gjatë vizitës