| Albanian
BOTA
1 MINUTA LEXIMI
Kryediplomati turk Fidan bisedon me kryeministrin palestinez Mustafa
Në një bisedë telefonike me kryeministrin palestinez Mustafa, Fidan diskutoi për situatën në Gaza dhe Bregun Perëndimor të pushtuar.
Kryediplomati turk Fidan bisedon me kryeministrin palestinez Mustafa
Krydiplomati turk Fidan bisedon me kryeministrin palestinez Mustafa / Photo: AA / AA
22 Nëntor 2024

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Türkiyes, Hakan Fidan, në një bisedë telefonike me kryeministrin dhe ministrin e jashtëm palestinez Muhammed Mustafa diskutoi për përpjekjet aktuale për arritjen e armëpushimit në Rripin e Gazës.

Një burim nga Ministria e Punëve të Jashtme bëri të ditur se Fidan me kryeministrin palestinez Mustafa ka biseduar për situatën në Gaza dhe Bregun Perëndimor të pushtuar.

Shefi i diplomacisë turke, Fidan, theksoi gjithashtu rëndësinë e pajtimit mes grupeve palestineze dhe theksoi se Türkiye mbështet procesin e vazhdueshëm për këtë çështje.

BURIMI:TRT Balkan / agjencitë