| albanian
BOTA
3 MINUTA LEXIMI
Itali, greva mbarëkombëtare e disa sindikatave ndërpret transportin publik
Punonjësit filluan grevën e tyre 8-orëshe në orën 09:00 me kohën lokale, duke kërkuar ndryshime në buxhetin e planifikuar të qeverisë dhe rritje të fondeve për sektorët kryesorë ekonomikë.
Itali, greva mbarëkombëtare e disa sindikatave ndërpret transportin publik
Itali, greva mbarëkombëtare e disa sindikatave ndërpret transportin publik / Photo: AA
29 Nëntor 2024

Një grevë mbarëkombëtare nga disa sindikata të punëtorëve në Itali ka shkaktuar ndërprerjen e transportit publik, me autobusët dhe metrotë të pezulluara për katër orë dhe linjat ajrore që anuluan dhjetëra fluturime vendase dhe ndërkombëtare.

Punonjësit filluan grevën e tyre 8-orëshe në orën 09:00 me kohën lokale, duke kërkuar ndryshime në buxhetin e planifikuar të qeverisë dhe rritje të fondeve për sektorët kryesorë ekonomikë.

Sindikatat më të mëdha të Italisë kanë organizuar disa demonstrata në mbarë vendin, të cilët pritet të tërheqin punëtorë nga pothuajse çdo sektor i ekonomisë në vend.

Sipas urdhëresës së ministrit të Transportit, Matteo Salvini, trenat po funksionojnë rregullisht, ndërsa punëtorët nga sistemi tjetër i transportit publik, si autobusët dhe metrotë, do të ndalin punën vetëm për katër orë.

Linjat ajrore tashmë kanë anuluar dhjetëra fluturime vendase dhe ndërkombëtare.

Para gazetarëve në Bolonja, ku punëtorët po protestojnë, kreu i sindikatës më të madhe italiane CGIL, Maurizio Landini tha se ata duan ta "ndryshojmë krejtësisht këtë vend".

"Ne kemi nevojë për pjesëmarrjen e të gjithëve për ta bërë këtë. Për ne, revolta sociale nënkupton të thuash se secili prej nesh nuk mund ta injorojë këtë padrejtësi", tha Landini.

Greva është thirrur nga sindikatat e vendit për të kërkuar ndryshime në buxhetin e planifikuar të qeverisë për të cilin aktualisht po debatohet në parlament për miratim përfundimtar, për rritjen e pensioneve dhe pagave për të mbështetur fuqinë e tyre blerëse si dhe për rritjen e fondeve për kujdes shëndetësor, edukim, shërbime publike dhe politika industriale.

Sindikatat italiane po ashtu protestojnë për mungesën e veprimeve ndaj kontratave kolektive të skaduara, të cilat rregullojnë vendet e punës së miliona punonjësve.

Një ankesë tjetër e sindikatave është edhe siguria në vendin e punës, veçanërisht në sektorët e ndërtimit, transportit dhe prodhimit. Për të reduktuar aksidentet dhe vdekjet në vendin e punës, sindikatat kanë avokuar për rritjen e masave parandaluese, trajnime dhe inspektime.

BURIMI:TRT Balkan / agjencitë
Eksploro
Pllaka “Departamenti i Luftës” vendoset në hyrjen e Pentagonit në ShBA
Australia planifikon t'i detyrojë platformat si Meta dhe Google ta financojnë gazetarinë vendase
Aktivistët ngjiten në Portën e Brandenburgut, protestojnë qëndrimin e Gjermanisë ndaj luftës në Gaza
Rutte: NATO-ja reagoi shpejt dhe me vendosmëri ndaj "shkeljeve të hapësirës ajrore nga Rusia"
Gjyqi i apelit për ish-presidentin francez Sarkozy caktohet për 16 mars
Aktivistja britanike po ecë për 6.5 muaj për të mbledhur ndihmë për palestinezët
Sulme të reja izraelite në Libanin jugor, shkelje e armëpushimit të nëntorit
Kryediplomati amerikan: Duhet të ndalet mbështetja me armë për RSF-në në Sudan
Shpërthen vullkani Kilauea në Hawaii mes aktivitetit në rritje
Mbi 400 familje ikin nga El-Fasheri, konflikti përshkallëzohet në Darfur të Sudanit
Zelenskyy takim onlajn me senatorët amerikanë, kërkon presion më të madh ndaj Rusisë
Trump nënshkruan ligjin e financimit, përfundon mbyllja 43-ditore e qeverisë amerikane
BE-ja mobilizon 2 miliardë euro për ndërtimin e korridorit që lidh Zambinë, Angolën dhe Kongon
Trump i kërkon homologut izraelit falje për Netanyahun i cili gjykohet për korrupsion
Rusia është e gatshme të rifillojë bisedimet në Istanbul me Ukrainën
Raporti i OKB-së paralajmëron për thellimin e krizës së urisë në 16 vatra globale
Ukraina pezullon ministrin e Drejtësisë për shkak të hetimeve për korrupsion
Policia ndërhyn në protestat kundër fjalimit të ish-ministrit izraelit të Mbrojtjes në ShBA
BE-ja thotë se 6 shtete anëtare mund të kërkojnë përjashtim nga pakti për migracionin
Trump planifikon të dërgojë Patrullën Kufitare në dy qytete, sipas New York Times