Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut Gashi takoi mbretin suedez

Pas takimit të përbashkët dhe dorëzimit të një dhurate, mbreti dhe Gashi kanë realizuar takim gjysmë ore kokë më kokë.

By Mensur Krasniqi
Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut Gashi takoi mbretin suedez              / Foto: Facebook: Afrim Gashi / ASH

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka zhvilluar një takim me mbretin e Suedisë.

Siç thuhet në një njoftim të lëshuar nga Kuvendi, Gashi, në ditën e parë të vizitës zyrtare në Mbretërinë e Suedisë, i shoqëruar nga deputetët Dafina Stojanoska, Bekim Sali dhe Mitko Trajçuleski, kanë pasur audiencë me mbretin e Suedisë, Karli i Gjashtëmbëdhjetë Gustav.

Në pjesën e takimit të përbashkët, Gashi dhe deputetët kanë shprehur mirënjohjen e tyre për pritjen dhe takimin e mundësuar me mbretin dhe kanë theksuar se Suedia është një përkrahëse e sinqertë dhe shumë e respektuar e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe se marrëdhëniet e ndërsjella karakterizohen nga një shkallë e lartë miqësie, mirëkuptimi dhe mbështetjeje e ndërsjellë.

Pas takimit të përbashkët dhe dorëzimit të një dhurate, mbreti dhe Gashi kanë realizuar takim gjysmë ore kokë më kokë.