Nga Zekirja Mexhiti
13 Dhjetor 2024
Të paktën katër persona u vranë dhe tetë u plagosën në një sulm ajror izraelit ndaj një shtëpie dhe një grupi palestinezësh në Gaza.
Zyrtarët shëndetësorë thanë për Anadolu se tre palestinezë u vranë dhe pesë persona u plagosën në një bombardim izraelit të një shtëpie në lagjen Az-Zeytun, në juglindje të qytetit të Gazës.
TË REKOMANDUARA
Dëshmitarët okularë kanë deklaruar gjithashtu se ekipet mjekësore dhe qytetarët kanë vazhduar kërkimin për të zhdukurit nën rrënojat e shtëpisë.
Në një sulm tjetër që synonte palestinezët e mbledhur në lagjen Es-Sabra në qytetin jugor të Gazës, një palestinez u vra dhe tre të tjerë u plagosën.
BURIMI:TRT Balkan / agjencitë























