Katër persona humbën jetën në sulmin izraelit në Gaza

Forcat izraelite bombarduan një shtëpi dhe një grup palestinezësh në Gaza.

By Zekirja Mexhiti
Katër persona humbën jetën në sulmin izraelit në Gaza        / Foto: AA / AA

Të paktën katër persona u vranë dhe tetë u plagosën në një sulm ajror izraelit ndaj një shtëpie dhe një grupi palestinezësh në Gaza.

Zyrtarët shëndetësorë thanë për Anadolu se tre palestinezë u vranë dhe pesë persona u plagosën në një bombardim izraelit të një shtëpie në lagjen Az-Zeytun, në juglindje të qytetit të Gazës.

Dëshmitarët okularë kanë deklaruar gjithashtu se ekipet mjekësore dhe qytetarët kanë vazhduar kërkimin për të zhdukurit nën rrënojat e shtëpisë.

Në një sulm tjetër që synonte palestinezët e mbledhur në lagjen Es-Sabra në qytetin jugor të Gazës, një palestinez u vra dhe tre të tjerë u plagosën.