Palestina: Ndërkombëtarët t'i refuzojnë ligjet izraelite kundër UNRWA-së
“Ligjet izraelite kundër UNRWA-së minojnë të drejtat palestineze dhe zgjidhjen me dy shtete, si dhe shkatërrojnë çdo shpresë për paqe”, tha kryeministri palestinez në kryeqytetin norvegjez Oslo.
Kryeministri palestinez, Mohammad Mustafa, ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar t'i refuzojë të gjitha ligjet izraelite kundër agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA).
“Ligjet izraelite kundër UNRWA-së minojnë të drejtat palestineze dhe zgjidhjen me dy shtete, si dhe shkatërrojnë çdo shpresë për paqe”, tha kryeministri Mustafa në një konferencë ndërkombëtare në kryeqytetin norvegjez Oslo mbi avancimin e zgjidhjes me dy shtete për konfliktin palestinezo-izraelit.
Kryeministri palestinez tha se Rripi i Gazës ka nevojë për një qeveri të përgjegjshme që është e “aftë të shërojë plagët e palestinezëve" dhe ta riintegrojë enklavën nën autoritetin e qeverisë palestineze.