Erdoğan mirëpret armëpushimin në Gaza, shpreson për paqe dhe stabilitet

Presidenti turk duke përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Lëvizjes Palestineze të Rezistencës Hamas dhe Izraelit tha se Türkiye do të vazhdojë të qëndrojë pranë popullit të Gazës ashtu siç kanë bërë deri më tani.

By Migena Hajdini
Erdoğan mirëpret armëpushimin në Gaza, shpreson për paqe dhe stabilitet            / Foto: AA / AA

Presidenti i Republikës së Türkiyes Recep Tayyip Erdoğan mirëpriti marrëveshjen e arritur për armëpushimin në Gaza.

“Ne mirëpresim përfundimin e bisedimeve të armëpushimit ndërmjet Lëvizjes Palestineze të Rezistencës Hamas dhe Izraelit me një marrëveshje”, shkroi Presidenti turk në X.

Presidenti tha se shpreson që marrëveshja do të jetë e dobishme për rajonin tonë dhe mbarë njerëzimin, veçanërisht për popullin palestinez, dhe se shpreson që ky vendim të hapë derën e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm.

“Ne përshëndesim me respekt popullin heroik dhe bijtë e guximshëm të Gazës që mbrojtën me guxim tokën dhe lirinë e tyre kundër sulmeve të paligjshme dhe çnjerëzore të Izraelit”, deklaroi Recep Tayyip Erdoğan.

Presidenti turk u shpreh se “Si Türkiye, ne kurrë nuk i kemi lënë vetëm për asnjë moment vëllezërit tanë palestinezë në luftën e tyre kundër shtypjes dhe tiranisë.”

Duke treguar qëndrimin e shtetit turk përkrah popullit të Gazës, Erdoğan tha se do t’i përdorin të gjitha burimet për të ndihmuar Gazën të shërojë plagët e saj dhe të ngrihet përsëri në këmbë.

“Me këtë rast i kujtoj me mëshirë të gjithë dëshmorët tanë që ujitën tokat e Gazës me gjakun e tyre të bekuar dhe i lutem Zotit që marrëveshja e armëpushimit të jetë e dobishme”, përfundoi shkrimin presidenti turk.