BIZNES & TEKNOLOGJI
2 minuta leximi
Banka e Shqipërisë: Zhvillimet ekonomike në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 ishin pozitive
Në raportin e stabilitetit financiar, thuhet se zhvillimet ekonomike gjatë periudhës në fjalë ishin pozitive, ndikuar nga ecuria e mirë e konsumit dhe investimeve, si dhe performanca e qëndrueshme pozitive e sektorit të turizmit.
Banka e Shqipërisë: Zhvillimet ekonomike në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 ishin pozitive
Banka e Shqipërisë: Zhvillimet ekonomike në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 ishin pozitive
24 Shtator 2025

Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, veprimtaria e sistemit financiar në Shqipëri u zhvillua në mënyrë të qëndrueshme, sipas një raporti të publikuar sot nga Banka e Shqipërisë.

Në raportin e stabilitetit financiar, thuhet se zhvillimet ekonomike gjatë periudhës në fjalë ishin pozitive, ndikuar nga ecuria e mirë e konsumit dhe investimeve dhe performanca e qëndrueshme pozitive e sektorit të turizmit.

"Rritja ekonomike u shoqërua me ulje të papunësisë dhe rritje të punësimit e të pagave. Politika fiskale ruajti një prirje konsoliduese gjatë periudhës dhe mbledhja e të ardhurave ishte më e mirë se objektivi i planifikuar. Presionet inflacioniste kanë mbetur nën objektivin e Bankës së Shqipërisë. Rreziqet për zhvillimet ekonomike dhe financiare në vend mbeten të pranishme dhe lidhen kryesisht me pasigurinë dhe ndikimin që përcjellin zhvillimet ndërkombëtare", thuhet në raport.

Sipas raportit, në tërësi ekonomia shqiptare dhe sistemi financiar në vend kanë treguar një qëndrueshmëri të mirë ndaj rreziqeve, por "sfidat mbeten të rëndësishme".

"Treguesit kanë reflektuar zhvillimet makroekonomike që mbeten të favorshme, të karakterizuar nga rritja pozitive ekonomike, rritja e të ardhurave, norma e ulët e inflacionit, gjendja financiare e qëndrueshme e bizneseve dhe familjeve, si edhe treguesit e mirë fiskalë. Megjithatë, bizneset vazhdojnë ta ndiejnë mungesën e personelit të kualifikuar, pavarësisht veprimeve aktive për kontraktimin e fuqisë punëtore nga vende të tjera", theksohet në raport.

Gjithashtu, theksohet se ekspozimi i sektorit bankar ndaj rreziqeve të tregut është i pranishëm, por mbetet në nivele të moderuara.

Raporti paraqet një vlerësim të përgjithshëm të rreziqeve që mund të kërcënojnë stabilitetin e sistemit financiar të Shqipërisë dhe infrastrukturën e tij si dhe vlerëson aftësinë e sistemit financiar për t'i përthithur këto rreziqe.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Austria bëhet fushëbeteja më e re kundër Clearview AI për mbledhjen e miliarda imazheve online
Meta pushon nga puna 600 punonjës në njësinë e inteligjencës artificiale
Balluku: Partneriteti Shqipëri-Türkiye i ndërtuar mbi vizionin për zhvillim dhe stabilitet në rajon
Google ndërt­on në Indi qendrën më të madhe të inteligjencës artificiale jashtë ShBA-së
Samiti i 11-të Botëror Hallall 2025 do të bashkojë aktorët globalë të ushqimit në Istanbul
OBT-ja: Inteligjenca artificiale pritet të rrisë tregtinë globale me 37 për qind
Raport: Transformimi digjital i gjelbër rrit efikasitetin në energji, por sjell edhe rreziqe të reja
BE-ja gjobit Google-in me 3,5 miliardë dollarë për shkelje lidhur me reklamat
Shitjet e Starbucks në Malajzi bien me 36 për qind për shkak të bojkotit për Gazën
Koreja e Jugut miraton ligjin që ndalon përdorimin e telefonave celularë në shkolla
Rusia kufizon WhatsApp dhe Telegram, kalon në aplikacionet vendase
Bitcoin arriti nivelin më të ri rekord
Robotë humanoidë me inteligjencë artificiale zhvillojnë ndeshjen e parë të futbollit në Kinë
Grok i xAI përkohësisht i pezulluar për komentet mbi gjenocidin në Gaza
Mira Murati refuzoi 1 miliard dollarë nga Meta
Pretendohet se NASA përgatitet të dërgojë një reaktor bërthamor në Hënë
Kërkimi i fuqizuar nga IA-ja po riformëson trafikun në internet
Kompania turke prezanton sistem të ri inteligjent të mbrojtjes
Bitcoin arrin një rekord të ri prej mbi 97.260 euro
Amazon do të zvogëlojë numrin e punonjësve me përhapjen e përdorimit të IA-së