Padi penale ndaj deputetit gjerman për “përshëndetje naziste”, rrezikon deri në tre vjet burg

Politikani 60-vjeçar akuzohet se ka përshëndetur një anëtar të partisë me gjestin e njohur si “përshëndetja e Hitlerit” në zonën e garderobës së parlamentit.

By
Padi penale ndaj deputetit gjerman për “përshëndetje naziste”, rrezikon deri në tre vjet burg / AA

Zyra e Prokurorisë së Berlinit njoftoi të hënën se është paraqitur një padi penale kundër deputetit të ekstremit të djathtë të partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD), Matthias Moosdorf, për përdorimin e simboleve të “organizatave antikushtetuese”.

Në një deklaratë, Prokuroria tha se ankesa penale lidhet me përdorimin e simboleve të ndaluara, vepër që sipas ligjit gjerman dënohet me deri në tre vjet burg.

Politikani 60-vjeçar akuzohet se më 22 qershor 2023 ka përshëndetur një anëtar të partisë me gjestin e njohur si “përshëndetja e Hitlerit” në zonën e garderobës së parlamentit.

Në tetor, Bundestagu i hoqi imunitetin parlamentar Moosdorfit, i cili është deputet për landin lindor të Saksonisë, si dhe një deputeti tjetër të AfD-së, Stefan Brandner, për përdorim të përshëndetjeve naziste dhe për fyerje ndaj një gazetari.

Moosdorf ka qenë gjithashtu objekt kritikash për qëndrimet e tij pro-ruse.