Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan, përkujtoi 52-vjetorin e Operacionit të Paqes në Qipro të vitit 1974, duke thënë se ndërhyrja ushtarake siguroi lirinë, sigurinë dhe të ardhmen e popullit turk qipriot si dhe e rikonfirmoi përkushtimin e Ankarasë për mbrojtjen e të drejtave të tyre.
"Me krenari dhe entuziazëm festojmë 52-vjetorin e Operacionit të Paqes në Qipro, i cili siguroi lirinë, sigurinë dhe të ardhmen e popullit turk qipriot", tha Fidani në një deklaratë të publikuar në X.
Ai tha se në këtë ditë, 52 vjet më parë, Türkiye veproi në përputhje me të drejtat dhe detyrimet që burojnë nga Traktati i Garancisë i vitit 1960 duke e zhvilluar Operacionin e Paqes në Qipro së bashku me luftëtarët e rezistencës e turqve qipriotë.
"Türkiye, krah për krah me muxhahidët tanë heroikë, siguroi mbrojtjen e vëllezërve dhe motrave tona turq qipriotë, të cilët përballeshin me kërcënimin e zhdukjes dhe garantoi praninë e tyre në ishull", tha Fidan.
Ai shtoi se Forcat e Armatosura të Türkiyes hodhën gjithashtu themelet e paqes, stabilitetit dhe sigurisë që kanë mbizotëruar në ishull për më shumë se gjysmë shekulli. "Sot, turqit qipriotë vazhdojnë jetën e tyre të lirë, me dinjitet dhe të sigurt nën ombrellën e Republikës Turke të Qipros Veriore", tha ai.
Duke e rikonfirmuar qëndrimin e Ankarasë, Fidan tha: "Si atdheu amë dhe garantues, Türkiye do të vazhdojë, ashtu siç ka bërë edhe në të kaluarën, të mbrojë me vendosmëri të drejtat dhe interesat e popullit turkoqipriot".
Ai gjithashtu u bëri homazh ushtarëve turq dhe luftëtarëve turkoqipriotë që humbën jetën gjatë operacionit, duke shprehur mirënjohje për veteranët për shërbimin e tyre.























