Të dërguarit amerikanë Witkoff dhe Kushner mbërrijnë në Moskë

Sipas Kremlinit, negociatorët amerikanë për paqe do të takohen me presidentin rus Vlladimir Putin për të diskutuar opsionet për përfundimin e luftës në Ukrainë.

By
Të dërguarit amerikanë Witkoff dhe Kushner mbërrijnë në Moskë / AP

Një avion që transportonte të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner u ul të enjten në aeroportin “Vnukovo” të Moskës.

Sipas Kremlinit, negociatorët amerikanë për paqe do të takohen me presidentin rus Vlladimir Putin për t’i diskutuar opsionet për përfundimin e luftës në Ukrainë.

Duke folur në margjinat e forumit ekonomik në Davos të Zvicrës, Witkoff tha se ai dhe Kushner do të udhëtojnë drejt Abu Dhabit pas bisedimeve në Moskë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy deklaroi se bisedimet e para trepalëshe ndërmjet Rusisë, ShBA-së dhe Ukrainës janë planifikuar të mbahen në Emiratet e Bashkuara Arabe të premten dhe të shtunën.