Türkiye dhe Armenia lehtësojnë vizat diplomatike

Ministria e Punëve të Jashtme e Türkiyes njoftoi se mbajtësit e pasaportave diplomatike, të shërbimit dhe speciale nga të dyja vendet nga 1 janari do të kenë të drejtë të marrin viza elektronike falas.

By
Türkiye dhe Armenia lehtësojnë vizat diplomatike / TRT Balkan

Türkiye dhe Armenia kanë rënë dakord t’i lehtësojnë reciprokisht procedurat e vizave për mbajtësit e pasaportave të tyre diplomatike, të shërbimit dhe për ato speciale.

Ministria e Punëve të Jashtme e Türkiyes njoftoi se mbajtësit e pasaportave diplomatike, të shërbimit dhe speciale nga të dy vendet nga 1 janari do të kenë të drejtë të marrin viza elektronike falas.

Ministria turke gjithashtu tha se Ankaraja dhe Jerevani me këtë rast gjithashtu riafirmojnë angazhimin e tyre për të vazhduar procesin e normalizimit midis dy vendeve pa kushte, me qëllim normalizimin e plotë.