| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Konakoviq-Mucunski në Sarajevë: Zgjerimi mbetet interes strategjik për Ballkanin Perëndimor e BE-në
Kryediplomati maqedonas ka theksuar se në takim kanë riafirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe, bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe dialogun politik konstruktiv midis dy vendeve.
Konakoviq-Mucunski në Sarajevë: Zgjerimi mbetet interes strategjik për Ballkanin Perëndimor e BE-në
Konakoviq-Mucunski në Sarajevë: Zgjerimi mbetet interes strategjik për Ballkanin Perëndimor e BE-në

Ministri i Punëve të Jashtme i Bosnjës e Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, në Sarajevë.

Në një postim në platformën sociale X, kryediplomati maqedonas ka theksuar se në takim kanë riafirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe, bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe dialogun politik konstruktiv midis dy vendeve.

"Diskutuam për zhvillimet rajonale, integrimin evropian dhe zgjerimin e Bashkimit Evropian (BE), duke nënvizuar se zgjerimi mbetet një interes strategjik si për Ballkanin Perëndimor ashtu edhe për BE-në. Shkëmbyem pikëpamje mbi forcimin e bashkëpunimit ekonomik, me fokus në angazhimin biznes me biznes, lidhjen e transportit dhe rivendosjen e linjës ajrore direkte Shkup-Sarajevë", shkroi Mucunski.

Sipas njoftimit të mëparshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut, ishte bërë e ditur se gjatë vizitës, e cila po zhvillohet me ftesë të Ministrit Konakoviq, pritet të konfirmohen marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm në fushat me interes të ndërsjellë.

Gjithashtu, u theksua se në takim pritet të diskutohet perspektiva evropiane e rajonit dhe procesi i integrimit në BE.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Peleshi takon homologun kroat: Nisma Shqipëri–Kroaci–Kosovë e forcon sigurinë rajonale
Kallas pas zgjedhjeve në Kosovë: Liderët politikë të angazhohen për formim të shpejtë të qeverisë
Begaj uron Kurtin: Shqipëria do të vijojë të mbështesë Kosovën në çdo hap të rrugëtimit euroatlantik
Shqipëri, prezantohet projekti i Bashkimit Evropian për sigurinë ushqimore
Kosovë, publikohet 100 për qind rezultati preliminar i zgjedhjeve të 7 qershorit
Kurti në festën e fitores: Kjo është dekada e qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje
Numërohen mbi 81 për qind e kutive të votimit në Kosovë, kryeson LVV-ja me 43,09 për qind
Mbyllen kutitë e votimit për zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë
Zgjedhjet në Kosovë: Deri në orën 15:00 votuan mbi 22 për qind e qytetarëve me të drejtë vote
Zgjedhjet në Kosovë, deri në orën 11:00 dolën 8,29 për qind e votuesve
Kosovë, hapen vendvotimet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Tiranë, vazhdon protesta nën moton "Shqipëria nuk është në shitje"
Liqeni i Shkodrës bëhet pjesë e UNESCO-s
Kosova nesër voton për zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Tiranë, vazhdon protesta me moton "Shqipëria nuk është në shitje"
Kosovë, studentë dhe qytetarë protestojnë për të drejtën e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut
Haxhiu nga Tivati: Kosova kërkon proces të drejtë dhe të barabartë integrues
Vuçiq në Tivat: Për mua nuk është e rëndësishme kush do të hyjë i pari në BE, por cilësia e jetës
Kryeministri kroat: Mali i Zi ka përparuar në BE, por çështjet dypalëshe mbeten të hapura
Kosova kërkon mbështetjen e Çekisë për procesin e statusit të vendit kandidat në BE