| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Shembet çatia e një shkolle në Pakistan, humbin jetën 17 nxënës
"Të gjithë fëmijët që humbën jetën janë të moshës 13 vjeç ose më të vegjël", tha zëdhënësi i spitalit "Lady Reading", Muhammad Asim.
Shembet çatia e një shkolle në Pakistan, humbin jetën 17 nxënës
Shembet çatia e një shkolle në Pakistan, humbin jetën 17 nxënës./ AA

Të paktën 17 nxënës humbën jetën kur çatia e një shkolle private u shemb sot në qytetin veriperëndimor pakistanez të Peshawarit.

"Të gjithë fëmijët që humbën jetën janë të moshës 13 vjeç ose më të vegjël", tha zëdhënësi i spitalit "Lady Reading", Muhammad Asim, sipas gazetës vendase "Dawn".

Spitali shpalli gjendje urgjence, tha ai.

Zëdhënësi i Shpëtimit 1122, Bilal Ahmed Faizi më parë tha se personeli i shpëtimit kishte transportuar rreth 20 persona, përfshirë nxënës dhe mësues, në spitale.

Bëhet e ditur se operacioni i shpëtimit është në zhvillim e sipër.

Shembjet e ndërtesave janë të shpeshta në Pakistan, kryesisht për shkak të rregulloreve të dobëta të sigurisë dhe përdorimit të materialeve të ndërtimit me cilësi të dobët.

Në qershor, 14 fëmijë humbën jetën kur çatia e një qendre private mësimi u shemb në zonën Kahna në Lahore.